Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend

13/05/2026 - 21:10
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shpërndarja e Kuvendit i la më shumë se 2/3 e deputetëve të papunë.

Të paktën kështu u deklaruan, në mënyrë që të marrin pagë kalimtare nga kuvendi, ndonëse në punë s’iu duhet të dalin.

85 deputetë të legjislaturës së 10-të, aplikuan për ta marrë pagën kalimtare nga institucioni ligjvënës.

Nga grupi më i madh parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje prej 57 deputetësh, 46 nga ta deklaruan se s’kanë të ardhura tjera veç pagës së kuvendit.

Të papunë u deklaruan edhe 13 deputetë të PDK-së karshi 9 të tjerëve që refuzuan të marrin këtë pagë.

Pagën kalimtare do ta marrin edhe 8 deputet të LDK-së nga 15 sa ishin në legjislaturën e dhjetë, raporton Teve1.

Shumë deputetë s’i pati AAK-ja, po që të gjashtit do të marrin pagë nga kuvendi edhe një vit, nëse nuk zgjedhen deputet në legjislaturën e re.

Ndërkaq nga pakicat, janë 12 deputetë që kanë aplikuar për këtë pagë.

E gjatë kësaj kohe, deputetët duhet të heqin dorë nga çdo marrëdhënie pune tjerë që iu sjellë të ardhura.

“Kjo pagë kalimtare u takon atyre për 12 muaj rresht me një kusht të vetëm që deputeti të mos ketë ndonjë të hyrë tjetër nga ndonjë burim tjetër financiar, të mos nënshkruaj kontratë tjetër apo të mos filloj rrjedha e pensionit”, thotë Melos Kolshi hulumtues në Institutin e Kosovës për Drjetësi.

Por ani se ligjërisht e drejtë, marrja e kësaj page vlerësohet e panevojshme nga njohësit e punës së kuvendit, meqë as kjo legjislaturë thonë se nuk pati rezultate.

“Dilema është se a është e arsyeshme për shkak se deputetët nuk kanë kryer në maksimum as detyrat dhe përgjegjësitë e tyre e lere më të marrin edhe një pagë shtesë sepse është një rëndesë e madhe për buxhetin e republikës”, shprehet Kolshi.

Të paarsyeshme pagën kalimtare e cilësoi edhe kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu, e cila gjithashtu u shpreh e gatshme që në të ardhmen të ndryshohet kjo praktikë.

“Nuk ka sens që në qoftë se dikush është vetëm gjashtë muaj, as gjashtë muaj, as gjashtë muaj e tepër, po tetë a nëntë muaj të marrë pagë kalendarike dymbëdhjetëmuajshe siç parashihet sipas legjislacionit në fuqi, por unë jam shumë e gatshme që nga ana ime në qoftë se ka iniciativa që dëshirojnë t’i ndryshojnë këto rregullime ligjore që ne kemi gjet prej kohësh këtu, atëherë jemi shumë të hapur që t’i diskutojmë”, tha Haxhiu.

Deputetët marrin pagë mujore prej 1914 euro, që për një vit llogaritet rreth 23 mijë euro.

E totali për 85 deputetëve që kanë kërkuar këtë pagë, nëse e marrin për 12 muaj, buxhetit të shtetit do t’i kushtoj afro 2 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vitin 2030

Glauk Konjufca po shkruan dy libra, paralajmërohet botimi i shpejtë i tyre
13/05/2026 - 22:55

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk është përgjegjësi e Qeverisë. Konjufca tha se Qeveria, sipas tij, ka pasur shumicën...

Më shumëDetails

Gjini për Kurtin: Po i kërkon 60%, por nuk po tregon se çka i duhen

Gjini për Kurtin: Po i kërkon 60%, por nuk po tregon se çka i duhen
13/05/2026 - 22:40

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti e filloi fushatën duke i kërkuar 60% të votave. Gjini pyeti se...

Më shumëDetails

“Hajde folim”, Abdixhiku thotë se kjo është platforma e tyre e komunikimit me qytetarë

“Hajde folim”, Abdixhiku thotë se kjo është platforma e tyre e komunikimit me qytetarë
13/05/2026 - 22:25

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar platformën “Hajde folim”. Ai tha se kjo është platform e tyre e re për...

Më shumëDetails

“I ke shërby një organizate kriminale si VV”, përplasje e ashpër Kajtazi-Shala

“I ke shërby një organizate kriminale si VV”, përplasje e ashpër Kajtazi-Shala
13/05/2026 - 22:08

Opinionistët Azdren Shala dhe Vehbi Kajtazi janë përplasur ashpër gjatë debatit në Rubikon të Klan Kosovës, ku është diskutuar për listat e partive politike. Ka qenë gazetari Kajtazi...

Më shumëDetails

“Siguria, legjislacioni, energjia, infrastruktura”, Gjini tregon çka duhet të rregullohet në vend që të ketë zhvillim

“Siguria, legjislacioni, energjia, infrastruktura”, Gjini tregon çka duhet të rregullohet në vend që të ketë zhvillim
13/05/2026 - 22:03

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka treguar se çfarë duhet të ketë Kosova që të ketë më shumë investime direkte. Ai në “Pressing” të T7 përmendi...

Më shumëDetails

“Çfarë po zihet”, Fatmir Limaj në shoqërinë e vëllezerve të Hashim Thaçit

“Çfarë po zihet”, Fatmir Limaj në shoqërinë e vëllezerve të Hashim Thaçit
13/05/2026 - 21:43

Vëllezërit e presidentit Hashim Thaçi janë takuar me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Adil Behramaj, ish-këshilltar i Thaçit, ka publikuar një fotografi të tyre. “Kafe mes miqsh”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë