Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për zbatimin e programit “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”.
Kurti e quajti të rëndësishëm rikonstruktimin e xhamisë së Ibrit në kuadër të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se rikonstruktimi i xhamisë së Ibrit është i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës.
“Rikonstruktimi i Xhamisë së djegur të Ibrit, Xhamia e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, paraqet një hap me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si pjesë e identitetit historik dhe diversitetit kulturor të Kosovës”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
“Kjo xhami ka vlerë të veçantë për komunitetin lokal dhe përfaqëson një simbol të bashkëjetesës, kujtesës dhe trashëgimisë së qytetit të Mitrovicës. Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka propozuar rialokimin e 50 mijë eurove për realizimin e projektit të rikonstruktimit të saj, në përputhje me programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore”.
“Përmes këtij investimi, synohet ruajtja dhe restaurimi i një objekti me rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore për qytetarët dhe komunitetin lokal, por i cili natyrisht së pari ka nevojë për rindërtim”.














