Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komunat drejt protestës – Mbi 344 milionë euro humbje

16/05/2026 - 09:57
në Lajme, Pa kategori
A A
Komunat drejt protestës – Mbi 344 milionë euro humbje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe revoltë të thellë lidhur me barrën financiare që, sipas tyre, po u shkaktohet komunave nga kontrata kolektive dhe vendimet gjyqësore që burojnë prej saj.

Në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të AKK-së, kryetarët e komunave kërkuan urgjentisht zgjidhje institucionale për këtë çështje, duke vlerësuar se situata po rrezikon seriozisht stabilitetin financiar të pushtetit lokal dhe po dëmton investimet kapitale dhe shërbimet për qytetarët.

Sipas AKK-së, janë shterur pothuajse të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për trajtimin e problemit. Çështja ishte dërguar edhe në Gjykata Kushtetuese, por kjo e fundit kishte vlerësuar se nuk është kompetente për ta trajtuar rastin.

Po ashtu, mbi 26 komuna kanë iniciuar procedura gjyqësore në Gjykatat Themelore, ndërsa lëndët më pas janë bartur në Gjykata Komerciale, pa një epilog konkret deri tani.

AKK thotë se gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar dhjetëra takime me përfaqësues të nivelit më të lartë institucional, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Financave Hekuran Murati, Komisionin Parlamentar për Arsim, ish kryesuesin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, si dhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, sipas Asociacionit, deri më sot nuk është ofruar asnjë zgjidhje konkrete për komunat. Ata theksojnë se edhe në mbledhjen e fundit të Komisionit të Granteve, kërkesat e komunave nuk janë marrë parasysh nga niveli qendror.

Sipas të dhënave të prezantuara nga AKK-ja, vetëm në periudhën 2022–2026 komunave u janë marrë mbi 344 milionë euro përmes vendimeve gjyqësore dhe procedurave përmbarimore, ndërsa vetëm në katër muajt e parë të vitit 2026 mbi 55 milionë euro.

AKK vlerëson se këto mjete janë larguar drejtpërdrejt nga investimet kapitale, infrastruktura lokale dhe shërbimet për qytetarët.

Përballë mungesës së reflektimit institucional, kryetarët e komunave paralajmëruan se protestat mund të mbeten forma e vetme demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e interesave të komunave dhe qytetarëve.

Ndër kërkesat kryesore të AKK-së janë:

ndërhyrje urgjente institucionale dhe politike;
krijimi i një mekanizmi kompensues për komunat;
ndalimi i dëmtimit të mëtejmë të buxheteve komunale;
dhe trajtim më i drejtë për pushtetin lokal.

JU REKOMANDOJMË

Pamjet me djalin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare për dorëzimin e Radoiçiqit

Pamjet me djalin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare për dorëzimin e Radoiçiqit
10/10/2026 - 20:49

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit pas publikimit të pamjeve në mediat serbe ku Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të...

Më shumëDetails

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete
10/10/2026 - 20:11

Policia Federale gjermane i ndaloi gjatë një kontrolli kufitar në autostradën A96, pasi konstatoi se asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të hyrë në...

Më shumëDetails

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor
10/10/2026 - 19:43

Qeveria e Turqisë ka ndaluar zyrtarisht qasjen e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në platformat e rrjeteve sociale, me ligjin e ri që do të hyjë në fuqi...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi uron 27-vjetorin e PDK-së: Parti e dalë nga Drejtoria Politike e UÇK-së

Altin Krasniqi uron 27-vjetorin e PDK-së: Parti e dalë nga Drejtoria Politike e UÇK-së
10/10/2026 - 19:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie. Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njërit prej themeluesve të PDK-së, ka...

Më shumëDetails

Radoiçiqi bashkë me djalin e Vuçiqit, Qeveria: Dëshmi që sulmi në Banjskë u planifikua dhe financua nga shteti i Serbisë

10/10/2026 - 19:21

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas pamjeve virale të Milan Radoiçiqit, duke ecur lirshëm në një tubim të partisë së Vuçiqit, në Rashkë. Në pamjet që...

Më shumëDetails

Profesori amerikan e kritikon BE-në pasi u qortua Kosova për Ligjin e Speciales: S’morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

Profesori amerikan e kritikon BE-në pasi u qortua Kosova për Ligjin e Speciales: S’morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin
10/10/2026 - 19:03

Profesori amerikan, Edward Joseph, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara që janë aprovuar në Kuvendin e Republikës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    281 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kallas reagon pasi SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përmend dialogun si mundësi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë