Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​“Kur përmenden zgjedhjet më kap një mini-infarkt”, Rashiq i shqetësuar me zgjedhjet e shpeshta

18/05/2026 - 17:29
në Lajme
A A
​“Kur përmenden zgjedhjet më kap një mini-infarkt”, Rashiq i shqetësuar me zgjedhjet e shpeshta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Proceset e shpeshta zgjedhore në Kosovë kanë krijuar lodhje politike dhe institucionale, thotë ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ai, në intervistën zgjedhore të KosovaPress, thotë se vendi ka tejkaluar çdo formë normaliteti me zgjedhjet e vazhdueshme, teksa shton se kur përmenden zgjedhjet “e kap një mini-infarkt”.

“Kur përmenden zgjedhjet, më beso që kam një mini-infarkt. Sepse me të vërtetë kemi tejkaluar çdo formë normaliteti me tre, katër lloj zgjedhjesh, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale. Është me të vërtetë tepër dhe unë me hajgare kam thënë edhe disa kolegëve të mi, derisa nuk vijnë deri në atë formë sikur në Ukrainë, besoj në vitet ’90, kur qytetarët i kanë pritur deputetët duke dalë prej sallës dhe i kanë kapur, i kanë gjuajtur përreth kontejnerëve. Pak hajgare, por me të vërtetë sa herë po na duhet të dalim në zgjedhje, është boll. Kështu që po na vështirëson shumë neve”, thotë ai.

Rashiq i cili drejton Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë komenton edhe ofertën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia kishte bërë Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim politik dhe zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, oferta e Kurtit kishte qenë “gjeneroze” dhe “me vend”, ndërsa tha se ishte i befasuar nga refuzimi i saj nga LDK-ja.

“Mua më ka befasuar, së pari, oferta e zotit Kurti në atë kohë për LDK-në. Dhe edhe më shumë ka qenë befasi për mua refuzimi i LDK-së. Absolutisht po. Unë jam 20 vjet në politikë, siç thashë, kam qenë edhe ministër dhe në qeveri të mëhershme. Kam besuar që kjo do të ishte një ofertë shumë, siç keni thënë ju, gjeneroze dhe shumë me vend, por kur e pashë refuzimin, refleksi im i parë ka qenë se ishte gabim i LDK-së. Refleksi im i parë, po them kështu. Dhe tani, shikoni, çdo moment kur jeni në garë e ka një dozë rreziku. Është mirë të dalin në zgjedhje, mirëpo kur realizimet për qytetarët nuk janë ashtu siç keni pritur, atëherë duhet të merrni përgjegjësinë. Prandaj, e ka pasur ai momentum që një ofertë ka qenë e mirë. Në vendin e LDK-së, unë do ta kisha pranuar pa kurrfarë problemi”, shton Rashiq.

Duke folur për pozicionin e tij pas zgjedhjeve, Rashiq tha se, bazuar në përvojën e viteve të fundit, adresa e parë për bashkëpunim politik do të ishte sërish kryeministri në detyrë, Kurti.

Megjithatë, ai theksoi se mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike që, sipas tij, punojnë për interesat e Kosovës dhe të komuniteteve joshumicë.

“Pas zgjedhjeve, po normale, sikur i kam thënë edhe më herët, bazuar në eksperiencën që kemi pasur disa viteve të fundit, normale që adresa e parë do të ishte zoti Kurti. Por absolutisht, unë pas 20 vitesh njihem personalisht me shumicën e përfaqësuesve, qoftë deputetë, qoftë kryetarë partish e kështu me radhë. Absolutisht jam i gatshëm të bisedoj me çdo person i cili do të mirën e Kosovës në formën e mbrojtjes së interesave të komuniteteve, në këtë rast mbrojtjen e interesave të serbëve. Absolutisht nuk kam problem të flas me këdo që është në tavolinë për bashkëpunim parimor ose zhvillim të përbashkët. Nëse gjejmë vetëm një element bashkëpunimi, unë jam aty që të bashkëpunojmë”, përfundon ai.

JU REKOMANDOJMË

“Prishtina nuk hesht”, studentëve shqiptarë në Shkup u bashkohen në protestë edhe kolegë nga Kosova

“Prishtina nuk hesht”, studentëve shqiptarë në Shkup u bashkohen në protestë edhe kolegë nga Kosova
18/05/2026 - 17:11

Studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u janë bashkuar edhe disa studentë nga Kosova, në protestën ndaj pushtetit, duket kërkuar që t’u lejohet që provimin e jurisprudencës ta...

Më shumëDetails

Protesta e studentëve në Shkup, nis grumbullimi i protestuesve

Protesta e studentëve në Shkup, nis grumbullimi i protestuesve
18/05/2026 - 17:00

Ka filluar grumbullimi i protestuesve në mbështetje të studentëve, të cilët kërkojnë që t’u lejohet që provimin e jurisprudencës ta mbajnë edhe në gjuhën shqipe. Protesta pritet të...

Më shumëDetails

Elezi: KQZ do t’ua dërgojë fletëvotimet rreth 85 mijë votuesve të regjistruar për votim me postë

Votat e diasporës- KQZ kërkon operatorë të rinj për dërgesa postare pa e mbyllur tenderin e vjetër
18/05/2026 - 16:40

Rreth 85 mijë shtetasve të Kosovës, të cilët u regjistruan për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ua dërgojë pakon...

Më shumëDetails

Kosova e dyta në Europë për varfëri, Murati: Jemi duke u rritur më shpejt se të tjerët, arritëm të mos jemi të parët

Hekuran Murati e “lanson” një postim për rritje ekonomike, për t’i “demantuar pretendimet opozitare”
18/05/2026 - 16:19

Kosova e dyta në Europë për varfëri, Murati: Jemi duke u rritur më shpejt se të tjerët, arritëm të mos jemi të parët Ministri në detyrë i Financave,...

Më shumëDetails

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së, fokusi është te mbyllja e konfliktit

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së, fokusi është te mbyllja e konfliktit
18/05/2026 - 15:55

Irani thotë se i është përgjigjur listës pesë pikëshe të paraqitur nga SHBA-ja më herët, ku regjimit të ajatollahëve i kërkohej të mbante vetëm një site bërthamor dhe...

Më shumëDetails

Petrit Kllokoqi me flamuj me vete ngjitet në majen më të lartë në botë, s’përmbahet emocionalisht pasi arrin atje

Petrit Kllokoqi me flamuj me vete ngjitet në majen më të lartë në botë, s’përmbahet emocionalisht pasi arrin atje
18/05/2026 - 15:48

Petrit Kllokoqi është ngjitur në Everest, majen më të lartë në botë. Ai ka publikuar në Facebook një video nga mali Everest, më i larti në tokë, ndërsa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    288 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Pal Lekaj publikon foto me gruan, merr kërcënim me jetë nga mërgimtari që bën propagandë për VV-në

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Trishtim në Pejë: 43-vjeçari që vdiq në aksidentin në Dollc ishte zyrtar shtetëror

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë, 6 të lënduar – 5 dërgohen në QKUK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë