Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shembull suksesi: Nxënësit e trajnuar në “Loni Dekor” diplomojnë si profesionistët e parë të mësimit dual në Vushtrri

20/05/2026 - 14:22
në Ekonomi, Lajme
A A
Shembull suksesi: Nxënësit e trajnuar në “Loni Dekor” diplomojnë si profesionistët e parë të mësimit dual në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Vushtrrisë ka organizuar ceremoninë e  diplomimit të nxënësve të shkollës së mesme të lartë teknike “Lutfi Musiqi” në kuadër të mësimit dual, raporton Ekonomia Online.

Këta nxënës janë shkolluar dhe kanë kryer praktikën profesionale në një prej kompanive më të njohura në Kosovë “Loni Dekor”, e cila bën prodhimin e mobileve shtëpiake dhe jo vetëm.

Para të pranishmëve ka folur pronari i kompanisë “Loni Dekor”, Faton Hyseni, i cila ka falënderuar secilin për kontributin në zhvillimin e të rinjve.

“Sot po e përurojmë eventin e mësimit dual me të cilin është filluar para 3 viteve tek fabrika jonë, duke e falënderuar secilin prej juve për kontributin që e keni dhënë për zhvillimin e të rinjve. Nuk guxoj të lejoj të më ikë një falënderim i veçantë për gjithë stafin e “Loni Dekor” të cilët kanë kryer punë, kanë bërë trajnimin e të rinjve dhe sot kanë bërë që “Loni Dekor” të jetë një firmë, një organizatë e cila është e vlerësuar prej shumë personaliteteve që edhe sot i kemi këtu. Faleminderit për pjesëmarrjen dhe ju uroj një takim të këndshëm dhe vlerësim të mirë të studentëve që sot i kemi këtu.’ – tha pronari i Loni Dekor Faton Hyseni.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se këta nxënës kanë kryer praktikën, janë paguar nga kjo kompani dhe janë të mirëpritur që të punojnë edhe tutje në të njëjtën.

“Sot është një ditë e veçantë. Jam shumë i lumtur për këtë ditë. Është dita e ceremonisë së certifikimit të mësimit dual të gjeneratës së parë të profilit të zdrukthëtarisë, të cilët filluan para tri vitesh në kompaninë “Loni Dekor”. Dhe kjo pjesë e praktikës profesionale kryhet sipas standardeve ku 60% e mësimit ishte praktikë profesionale, për çka dua që publikisht ta falënderoj drejtorin e kompanisë “Loni Dekor” që i hapi dyert dhe filluam bashkëpunimin e një rrugëtimi shumë të rëndësishëm për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës”, tha ai.

“Kjo është që i duhet Kosovës. Kjo është që ju duhet të rinjve të Vushtrrisë që të qëndrojnë, të punojnë dhe të jetojnë këtu. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në edukimin e brezave të reja sesa përgatitja profesionale për tregun e punës sipas standardeve të mësimit dual, që do të thotë kombinimi i teorisë me praktikën. Thashë se jam i lumtur sepse për tri vite këta nxënës e kanë kryer praktikën profesionale, kanë pasur sigurim shëndetësor, kanë pasur ushqimin këtu në kompani edhe kanë marrë edhe një pagë simbolike nga kompania. Dhe sot, këta të ri janë përgatitur plotësisht për tregun e punës. Fakti tjetër që më gëzon është se drejtori i kompanisë e ka ofertën që sot që këta të rinj të ndalen dhe të bëhen punëtorë të kompanisë”, tha Idrizi.

Kurse, Lah Nitaj, drejtor i Departamentit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional ka thënë se qëllimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit është ofrimi i ofertave sa më të mira për të rinjtë e Kosovës.

“Qëllimi i qeverisë dhe i Ministrisë së Arsimit ka qenë dhe mbetet gjithmonë ofrimi i ofertës sa më të mirë për të rejat dhe të rinjtë tanë që të rrinë, të arrijnë të marrin dije, shkathtësi dhe kompetenca të cilat do t’u shërbejnë në jetën e tyre profesionale, e mbase edhe akademike. Për këtë qëllim, para katër vitesh, të bindur në këtë, kemi filluar zbatimin e arsimit dual në Kosovë, për herë të parë, ndonëse diskutimet e hershme kanë qenë që nga viti 2017, kur me zotin Idrizi dhe të tjerët kemi pasë ide se si të bëjmë hapat e parë në këtë drejtim. Por sot jemi në vitin e katërt, kemi diplomuar vitin e kaluar gjeneratën e parë, dhe në bazë të dhënave nga tregu, përqindja më e madhe e tyre sot janë të sistemuar në punë dhe profesionin për të cilin ata janë shkolluar. Dhe ky është një fakt inkurajues”, tha Nitaj.

Nitaj tha se janë mbi 2500 nxënës që ndjekin mësimin dual që ka të bëjë me mësimin teorik i kombinuar me atë praktik.

“Aktualisht në sistemin e arsimit dual kemi mbi 2500 nxënës që vijojnë mësimet, dhe presim që vitin tjetër, nga shtatori, duke rritur edhe numrin e profileve dhe të drejtimeve, të kemi akoma më shumë të rinj e të reja që do të përcaktohen për këtë formë të arsimit. Sigurisht që kjo ka qenë e pamundur të realizohet pa ndihmën e mësimdhënësve të përkushtuar e të devotshëm, pa komunitetin e prindërve që kanë suportuar fëmijët e tyre, dhe pa vetë përcaktimin e nxënësve për karrierën e të ardhmes së tyre. Një dimension të rëndësishëm sigurisht që ka tregu i punës, por kaq bizneset – dhe kjo po dëshmohet sot këtu me juve prezent – sepse vetëm në bashkëpunim dhe në respekt të ndërsjellë ne mund të arrijmë rezultate. Kemi obligim si qeveri, kemi obligim si partnerë që të ecim në drejtimin e duhur, bashkërisht dhe pa hile, në mënyrë që të arrijmë destinacionin që duam. E destinacioni ynë është arritja e standardeve evropiane dhe integrimi në Evropën e Bashkuar”, tha Nitaj.

Ndërsa, Eric Dietz, ambasador i Luksemburgut në Kosovë, tha searsimi dual përfaqëson një reformë kyçe strukturore të arsimit në Kosovë.

“Është kënaqësi që jam këtu me ju në Vushtrri dhe të jem dëshmitar i provimit praktik të nxënësve të shkollës ‘Lutfi Musiqi’. Arsimi dual përfaqëson një reformë kyçe strukturore të arsimit në Kosovë. E ky aktivitet sot është një shembull konkret se çfarë do të thotë mësimi dual. Prandaj të nxënët ku kombinohet mësimi teorik në klasë me punën praktike në kompani. Pra kjo i bashkon mësimin teorik në klasë, edhe punën praktike në kompani. U mundëson nxënësve që të marrin shkathtësi praktike edhe u ndihmon në punësimin e tyre. Po ashtu e fuqizon bashkëpunimin mes shkollave profesionale dhe sektorit privat, duke bërë një bashkërendim më të mirë me nevojat e tregut të punës. Progresi, suksesi që e pamë sot është një pikë e rëndësishme. Nga viti 2022 si pilotim që filloi, e nga ajo kohë, tani mësimi dual është i ka përfshirë tërë Kosovën, duke përfshirë 2500 nxënës, 32 shkollat profesionale, edhe mbi 1000 kompani partnere”, tha Dietz.

E, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka treguar se institucioni që udhëheqë pritet të certifikojë edhe 500 ndërmarrje dhe t’i trajtojë po aq insktuktorë, për të garantuar që çdo vend pune të jetë një mjedis i sigurt.

“Ne jemi dëshmitarë që gjithmonë te zhvillimi ekonomik baza është te nxënësit. Dhe sot këtu ku po e vendosim këtë gurthemel me çertifikim, sot e vendosëm edhe bazën e zhvillimit ekonomik. Po ashtu bashkë me këtë, mirënjohja shkon edhe për instruktorët në ndërmarrje, të cilët kanë udhëhequr nxënësit në 16 profilet tona strategjike. Janë trajnuar dhe çertifikuar edhe 241 profesionistë nga sektori privat si ekzaminer, ku së bashku me mësimdhënësit e punës praktike do të vlerësojnë mbi 1200 nxënës. Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e palëkundur në objektivin e saj për të çertifikuar 500 ndërmarrje dhe për t’i trajnuar 500 instruktorë, duke garantuar që çdo vend pune të jetë një mjedis i sigurt dhe cilësor për edukimin e të rinjve dhe të rejave tona në Kosovë”, tha Rafuna.

JU REKOMANDOJMË

“Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait

“Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait
03/11/2026 - 20:05

Pas 27 vitesh pritjeje, është identifikuar përmes analizave të ADN-së trupi i doktor Adem Ademit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Djali i tij, Erblin Ademi,...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media
03/11/2026 - 19:59

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka ftuar përfaqësuesit e mediave në një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër,...

Më shumëDetails

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
03/11/2026 - 19:57

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka publikuar në rrjetin social X një fotografi nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili u zhvillua në selinë e...

Më shumëDetails

Tezja e deputetes së VV-së rehatohet si diplomate në Hagë

Tezja e deputetes së VV-së rehatohet si diplomate në Hagë
03/11/2026 - 19:42

Kësaj radhe, Lumturie Lipoveci, tezja e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, është emëruar në një pozitë diplomatike në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës. Rehatimet partiake...

Më shumëDetails

Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon

Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon
03/11/2026 - 19:30

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram)...

Më shumëDetails

Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit

Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit
03/11/2026 - 19:22

Ka nisur protesta e qytetarëve në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn. Ndalesa e parë e protestuesve ishte para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë