
Analisti kosovar, Gazmir Raci, duket se nuk i ka rezistuar gëzimit për një angazhimin e tij në një televizion tjetër kosovar.
Ai e ka ‘sponzorizuar’ postimin e tij përmes të cilit njofton se tashmë do të angazhohet në cilësinë e komentatorit të zhvillimeve politike vendore në emisionin “Rubikon” të Adriatik Kelmendit.
“Nga dje jam i nderuar ti bashkohem ekipit të analistëve të Rubikon me Adriatik Kelmendin”, ka shkruar Raci.
Raci më herët ka qenë panelist në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini.













