Rusia ka arritur të shtrijë shumë larg propagandën e saj, duke investuar miliona euro në politiken e djathtë në të gjithë botën. Kështu u tha në konferencën “Ndikimi Rus në Ballkan – Kriza e Ukrainës”, ku iu bë apel vendeve perëndimore që të ndryshojë qasjen e butë ndaj Rusisë dhe Serbisë, për shkak të lidhjes që këto të dyja kanë.
Rëndësi e veçantë në këtë konferencë ku janë mbledhur njohës të sigurisë dhe politikës nga vendet e rajonit, po i kushtohet edhe qëllimit rus për destabilitetin e botës.
Gazetarja ukrainase, Daria Meshcheriakova, tha se sulmet e rusëve janë të qëllimshme dhe se dëshirojnë ta shkatërrojnë popullsinë e Ukrainës.
Ndërsa ka shtuar se Rusia nuk do të ndalet, qëllimi tyre është destabilizimi i botës.
“Rusia nuk do të ndalet, ata investojnë shumë para në gjithë botën sepse ata dëshirojnë që bota të destabizilizohet, nuk dëshirojnë që njerëzit të jenë të bashkuar, ky është qëllimi i propagandës se tyre. Rusia e ka filluar këtë luftë dhe jo Ukraina”, tha ajo.
Ljubomir Filipovic, gazetar nga Mali i Zi, tha se ditën e djeshme kanë marrë një sulm nga hakeret rus, sipas Agjencsisë për Siguri Kombëtare. Ai thotë se kanë pranuar një sulm në infrastrukturën publike.
Më tej, ai shtoi se nga mesjeta Rusia ka qenë sipërmbrojtese e fesë sllave.
“Ndikimi rus në Ballkan nuk është fenomen i ri, ne kemi pasur pjesë të interesit global, ne jemi sferë e interesave të ndryshme nga kohët e lashta “, thotë ai.
Po ashtu, ai tha se për të mirën e tyre duhet ndryshimi i Serbisë, e cila duhet të krijojë një bashkëpunim rajonal.
Ndërsa, Gerta Zaimi, gazetare nga Shqipëria, tha se në rast se zgjat lufta në Ukrainë do të shkojë në dëm të perëndimit.
Ajo tha se duhet ditur se çfarë duhet bërë përballë kësaj situate ku influenca ruse ka shtrirë ndikimin e saj të madh.













