Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kritika të ashpra për pakon “Inflacioni 2.0”

28/05/2026 - 10:34
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kritika të ashpra për pakon “Inflacioni 2.0”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka nisur ekzekutimin e pagesave në kuadër të pakos mbështetëse “Inflacioni 2.0”, e cila synon të ndihmojë qytetarët përballë rritjes së kostos së jetesës. Pagesat kanë filluar për lehonat, pensionistët dhe fëmijët në gjithë Kosovën, ndërsa pakoja përfshin nga 100 euro mbështetje për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat.

Masat kanë nxitur reagime të ndryshme nga njohës të ekonomisë dhe ish-zyrtarë institucionalë. Ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, vlerëson se ndihmat janë të mirëseardhura për familjet me të ardhura të ulëta në kohë inflacioni, por thekson se efektet ekonomike janë kryesisht afatshkurtra. Sipas tij, pakot sociale nuk adresojnë problemet themelore të ekonomisë, si pagat e ulëta, varësia nga importi dhe mungesa e prodhimit vendor. Ai shton se këto masa mund të interpretohen edhe si veprime me ndikim elektoral.

Kritika më të ashpra ka shprehur profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, i cili vlerëson se shpërndarja e mjeteve financiare pa strategji të qartë ekonomike mund të nxisë inflacionin. Ai deklaron se qeveria duhet të fokusohet më shumë në investime afatgjata, sigurime shëndetësore dhe mbështetje strukturore për qytetarët, duke paralajmëruar rritje të mëtejshme të inflacionit në vitet e ardhshme.

Edhe njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka kritikuar pakon “Inflacioni 2.0”, duke argumentuar se shpërndarja e 100 eurove nuk ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit dhe mund të ndikojë në rritjen e çmimeve. Ai ka ngritur shqetësime edhe për përjashtimin e disa kategorive nga përfitimet, duke kërkuar politika më të qëndrueshme ekonomike dhe paga më dinjitoze për qytetarët.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, e konsideron pakon si ndihmë të vonuar, por të nevojshme për qytetarët në kushtet e inflacionit. Ai thekson se, pavarësisht interpretimeve politike, masa synon të zbusë barrën financiare të familjeve dhe të mbrojë standardin jetësor në një periudhë me rritje të lartë të çmimeve./Front Online

JU REKOMANDOJMË

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media
03/11/2026 - 19:59

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka ftuar përfaqësuesit e mediave në një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër,...

Më shumëDetails

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
03/11/2026 - 19:57

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka publikuar në rrjetin social X një fotografi nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili u zhvillua në selinë e...

Më shumëDetails

Tezja e deputetes së VV-së rehatohet si diplomate në Hagë

Tezja e deputetes së VV-së rehatohet si diplomate në Hagë
03/11/2026 - 19:42

Kësaj radhe, Lumturie Lipoveci, tezja e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, është emëruar në një pozitë diplomatike në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës. Rehatimet partiake...

Më shumëDetails

Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon

Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon
03/11/2026 - 19:30

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram)...

Më shumëDetails

Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit

Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit
03/11/2026 - 19:22

Ka nisur protesta e qytetarëve në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn. Ndalesa e parë e protestuesve ishte para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku ata...

Më shumëDetails

Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
03/11/2026 - 18:55

Gazetarja e njohur politike e BBC-së, Laura Kuenssberg, 50 vjeçe, ka zbuluar se një ministër britanik dhe partnerja e tij i kanë propozuar të kryenin marrëdhënie seksuale treshe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë