Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

14/09/2026 - 21:00
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në media po raportohet  se zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e katër të akuzuarve në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas Klan Kosova, Prokuroria po shqyrton se cilat janë në pronësi apo në emër të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Bëhet e ditur se një procedurë e tillë, bazuar në praktikat e deritanishme të Dhomave të Specializuara, mund të lidhet me mundësinë e kompensimit të viktimave pas përfundimit të procesit gjyqësor.

 “Një lajm që sapo e kemi marrë, në fakt është hera e dytë që ne e konfirmojmë ekskluzivisht, meqenëse jemi këtu dhe jemi shumë afër burimeve sesa atëherë pra kur kemi qenë në Kosovë, dhe kemi parë natyrisht e kemi biseduar edhe me zyrtarë të gjykatës tashmë, është hera e dytë që neve e kuptojmë se zyrtarë të Dhomave të Specializuara janë duke u interesuar për ët e katërshes së akuzuar në këtë rast. Kemi raportuar ekskluzivisht qysh në muajin prill të këtij viti, pasi ishte mbyllur ky rast, se Prokuroria po shikon edhe një herë se cilat ë janë në pronësi, pra në emër të të akuzuarve në këtë rast Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit”, deklaroi gazetarja.

Po ashtu, në thuhet se çështja nuk është lënë që të procedohet përmes gjykatave të rregullta të Kosovës, me padi civile të veçanta nga secila prej 156 viktimave, por që procedura të zhvillohet në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Është një procedurë e cila, pa dashur që të paragjykojmë për këtë proces meqenëse është një rast shumë i ndjeshëm, por duke folur vetëm me fakte dhe në praktikat e Gjykatës Speciale, sikurse ka ndodhur deri tash në rastin e Salih Mustafës dhe të Pjetër Shalës, kryhet vetëm për të shikuar se sa të ardhura dhe sa ë kanë katërshja e UÇK-së në rast se do të duhej që pas aktgjykimit të merret një vendim tjetër edhe për zhdëmtimin e viktimave”.

“Duke qenë se ky proces është vendosur qysh në nëntor të vitit 2025 që të shikohet dhe të merret një vendim për të, jo me shpalljen e aktgjykimit, por pas përfundimit të procesit gjë e cila ka ndodhur edhe në rastin e Calit dhe Shalës dhe po ashtu nuk është lënë që të shkohet dhe të procedohet tutje në gjykatat e rregullta të Kosovës, pra me padi civile të secilës prej 156 viktimave individualisht, por ky proces të kryhet po ashtu në Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë gazetarja e Klan Kosova.

 

JU REKOMANDOJMË

Mashtrimet me Call Center: Hetuesia zbarkon në lagjen Pejton (Pamje)

Mashtrimet me Call Center: Hetuesia zbarkon në lagjen Pejton (Pamje)
03/11/2026 - 09:37

Operacioni i madh ndërkombëtar ka nisur mëngjes e sotëm në Prishtinë. Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht në orët e para të ditës së sotme për këtë aksion ku cak...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, varrimi i saj bëhet sot

Ndahet nga jeta zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, varrimi i saj bëhet sot
03/11/2026 - 09:29

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, nga fshati Opterushë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor, ku familjarët dhe të afërmit...

Më shumëDetails

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe
03/11/2026 - 09:10

Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar ceremoninë e varrimit për dy viktimat. Nga...

Më shumëDetails

Kuvendi me agjendë të ngjeshur sot, katër komisione zhvillojnë aktivitete

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare
03/11/2026 - 08:54

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Projektligjin për Efiçiencën e Energjisë dhe do të dëgjojë raportimin e anëtarëve të Autoritetit...

Më shumëDetails

Hoti kritikon Qeverinë për miratimin e vonuar të buxhetit: Po shkelet ligji dhe Kushtetuta

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
03/11/2026 - 08:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë lidhur me miratimin e Buxhetit për vitin 2027, duke pretenduar se ai është miratuar...

Më shumëDetails

Rama ripërsërit ftesën e dialogut me studentët

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
03/11/2026 - 08:25

Pavarësisht refuzimit të studentëve, edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog me ta. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    360 Shpërndaje
    Shpërndaje 144 Tweet 90
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë