Sylejman Meholli, asamblist aktual i VV-së dhe drejtor i shëndetësisë në Vushtrri po kandidon për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje dega në Vushtrri, shkruan Veriu.info.
Këtë e ka bërë të ditur Meholli përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur aktivistë, anëtarë, mbështetës e votues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri!
Pas afro një dekade angazhim në Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Vushtrri, dhe pas disa muajsh si koordinator i kësaj Qendre, në një fazë shumë të rëndsishme për të ruajtur dhe vazhduar suksesin e kësaj Qendre dhe pas shumë kërkesave të aktivistëve e mbështetësve nga gjitha nivelet sot kam marrur vendimin më të vështirë prej se angazhohem në VETËVENDOSJE! duke aplikuar për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri.
Duke ndjerë fort vetëm përgjegjësi dhe aspak privilegje ndaj çdo aktivisti, anëtari, votuesi e mbështetësi si dhe ndaj konceptit që si subjekt përfaqësojmë i bëjë thirrje secilit anëtar e mbështetës, secilit qytetarë e profesionist pa dallim të na bashkohet në frymen e unitetit dhe hapsirës për secilin ashtu siç Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më i madh politik në vend funksionon.
Të bashkuar e fuqishëm na priftë e mbara!
Me respekt,
Dr. Sylejman Meholli












