
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.
Pas marrëveshjes ka reaguar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka thënë se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti.
“Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin”.










