Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me numrin 34, Bardhyl Hasanpapaj, ka marrë pjesë në tubimin zgjedhor të mbajtur në Viti
Hasanpapaj e ka cilësuar tubimin si një dëshmi të entuziazmit dhe bashkimit të qytetarëve, duke falënderuar të pranishmit për mbështetjen dhe energjinë e treguar gjatë takimit.
“Vitia sot u bë zemra e entuziazmit dhe bashkimit. Faleminderit për pritjen e jashtëzakonshme dhe energjinë që treguat. Bashkë, me besim dhe vendosmëri, po ecim drejt fitores së madhe”, ka deklaruar ai.
Gjatë tubimit, Hasanpapaj ka kërkuar mbështetje për LDK-në dhe kandidatët e saj, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në procesin zgjedhor dhe objektivin për të siguruar fitore në zgjedhjet e ardhshme.














