Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja e policit gjatë një operacioni në Maliq, Rama: Do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

04/06/2026 - 11:24
në Lajme
A A
Vrasja e policit gjatë një operacioni në Maliq, Rama: Do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një efektiv i “Shqiponjave” humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar për drogë.

Rama bëri të ditur se efektivi i rënë në krye të detyrës do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e tij dhe uroi shërim të shpejtë për policin tjetër, i cili mbeti i plagosur gjatë aksionit, shkruan rtsh.al.

Ai e cilësoi operacionin të guximshëm për arrestimin e një të shumëkërkuari, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë duke u fshehur në zonat malore të Korçës.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një i dytë. Ndërkohë, pasi hapi zjarr ndaj tyre, u plagos dhe u kap edhe krimineli”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se autori duhet të marrë ndëshkimin maksimal sipas ligjit, ndërsa vlerësoi punën dhe sakrificën e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkruan Rama.

Një efektiv i forcës “Shqiponja”, 34-vjeçari Enea Mekolli, mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, Maliq, për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Gjatë rrethimit të stanit ku dyshohej se fshihej 43-vjeçari, policia i bëri thirrje të dorëzohej, por ai hapi zjarr ndaj efektivëve, duke vrarë Mekollin dhe plagosur një tjetër punonjës policie, 36-vjeçarin E.A.

Forcat e policisë iu kundërpërgjigjën sulmit, duke plagosur Braçellarin, i cili më pas u arrestua. I kërkuari ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet e 11 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vendngjarje u nis edhe helikopteri i shëndetësisë për transportimin e të plagosurve.

JU REKOMANDOJMË

Takim me artistë, Abdixhiku prezanton vizionin për kulturën

Takim me artistë, Abdixhiku prezanton vizionin për kulturën
04/06/2026 - 13:25

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me artistë, shkrimtarë dhe përfaqësues të kulturës ku është diskutuar për rolin e artit, librit dhe trashëgimisë...

Më shumëDetails

LDK e Mitrovicës: Naimi po flet, propaganda po bie

LDK e Mitrovicës: Naimi po flet, propaganda po bie
04/06/2026 - 13:14

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Mitrovicë i ka dhënë edhe njëherë mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet nga kjo komunë, Naim Hajra cili garon me numër 85....

Më shumëDetails

U tallën me të, Armend Muja fshin videon ku u tregua fort ceremonial me Bulliqin për hapjen e ‘vades’

U tallën me të, Armend Muja fshin videon ku u tregua fort ceremonial me Bulliqin për hapjen e ‘vades’
04/06/2026 - 13:10

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, shpërndau dje një video së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, përplot ceremoniale, për hapjen e një kanali me rënie...

Më shumëDetails

Takim madhështor i Vjosa Osmanit në Dobrajë të Madhe të Lipjanit

Takim madhështor i Vjosa Osmanit në Dobrajë të Madhe të Lipjanit
04/06/2026 - 13:07

Vjosa Osmani është mirëpritur në mënyrë të jashtëzakonshme në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, shkruan Veriu.info. Ajo ka falënderuar Dobrajën, Lipjanin dhe kryetarin e kësaj komune Imri Ahmeti....

Më shumëDetails

Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje
04/06/2026 - 12:54

Analistja politike Zana Avdiu ka kritikuar qasjen e Bedri Hamzës në një tubim të kësaj partie, ku sipas saj gazetarja Paulina nik kishte shanse t’ia bëj një pyetje...

Më shumëDetails

Gjermania dështon të hyjë në KS, Berlini: Rusia ndikoi në votim, kemi mbështetur Ukrainën dhe Izraelin

Gjermania dështon të hyjë në KS, Berlini: Rusia ndikoi në votim, kemi mbështetur Ukrainën dhe Izraelin
04/06/2026 - 12:45

Gjermania dështoi të siguronte një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas një vote të mbajtur të mërkurën. Këshilli zgjodhi Austrinë dhe Portugalinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Mësohet identiteti i të rinjve nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pse Bedri Hamza ka ‘fobi’ veriun? Jeton buzë tij, por asnjë ditë fushatë në këtë pjesë të shtetit të Kosovës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “A i ka lexuar librat e Halil Matoshit”, kjo është përgjigjja epike e Albin Kurtit (Video)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mohoi se Sami Lushtaku ia sulmoi eskortën, pushteti i Kurtit suspendon policin

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë