Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

05/06/2026 - 11:03
në Opinione
A A
DITA BOTËRORE E MJEDISIT
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj 

I.

Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të shëndetshëm dhe tokë që prodhon jetë. Pikërisht për këtë arsye, raporti i njeriut me natyrën nuk është vetëm raport ekonomik, ai është edhe raport moral, juridik dhe qytetërues. Prandaj, 5 qershori nuk është thjesht një datë simbolike në kalendarin ndërkombëtar të së drejtës mjedisore. Ai është një kujtesë se njerëzimi, pas dekadash shfrytëzimi të pakufizuar të natyrës, u detyrua të pranojë se progresi pa kufij mund të shndërrohet në vetëshkatërrim.

II.

Kjo datë lidhet me Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Mjedisin Njerëzor, të mbajtur në vitin 1972 në Stokholm të Suedisë. Nga ajo konferencë lindi Deklarata e Stokholmit, një dokument pa fuqi detyruese juridike, pjesë e asaj që në të drejtën ndërkombëtare njihet si ‘ligj i butë’ (soft law).” Por shpesh, idetë më të fuqishme në histori nuk fillojnë si detyrim, ato fillojnë si vetëdijesim. Deklarata vendosi themelet e së drejtës moderne mjedisore, se njeriu ka të drejtë për një mjedis të shëndetshëm, se shtetet kanë përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm dhe se zhvillimi nuk mund të justifikojë shkatërrimin e natyrës.

III.

Kjo ide mori një dimension edhe më të fuqishëm më 8 tetor 2021, kur Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara (United Nations Human Rights Council) miratoi Rezolutën 48/13, duke njohur për herë të parë në nivel botëror të drejtën për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm si të drejtë themelore të njeriut. Në thelb, kjo rezolutë pranoi një të vërtetë të thjeshtë, nuk mund të ketë dinjitet njerëzor në një mjedis të helmuar. Nuk mund të ketë të drejta reale të njeriut aty ku ajri të sëmur, uji të helmon dhe natyra shkatërrohet për interesa afatshkurtra. Mjedisi nuk është më vetëm çështje ekologjie, ai është çështje e të drejtave të njeriut.

IV.

Por ekziston edhe një parim më i thellë juridik e filozofik, i njohur që nga e drejta romake, Doktrina e Mirëbesimit Publik. Kjo doktrinë mbështetet në idenë se disa pasuri, si ujërat, lumenjtë, pyjet, ajri dhe natyra në përgjithësi, nuk i përkasin shtetit, qeverive apo interesave private. Ato i përkasin publikut, pra të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe atyre që ende nuk kanë lindur. Shteti, sipas kësaj doktrine, nuk është pronar absolut i natyrës, ai është vetëm kujdestar i saj. Dhe kujdestari nuk ka të drejtë ta shkatërrojë atë që e mban në mirëbesim.

V.

Kur këto parime i vendosim përballë realitetit të Kosovës, kontrasti bëhet i dhimbshëm. Në një vend të vogël, me pasuri natyrore, vazhdojmë të përballemi me lumenj të dëmtuar, prerje të pyjeve, nivele të ndotjes së ajrit ndër më të lartat në rajon gjatë stinës së dimrit, menaxhim të dobët të mbeturinave dhe urbanizim pa filozofi mjedisore. Shpesh, natyra trajtohet vetëm si mjet ekonomik dhe jo si trashëgimi publike. Lumi shihet si kontejner mbeturinash, pylli shihet vetëm si burim druri për ngrohje dhe jo si “mushkëri e tokës”, ndërsa toka si interes momental. Pikërisht këtu fillon degradimi moral i një shoqërie, kur humbet ndjenja se natyra nuk është pronë e brezit aktual, por amanet për brezat që vijnë.

VI.

Kosova nuk ka nevojë vetëm për ligje mjedisore. Ajo ka nevojë për një kulturë kushtetuese të mjedisit, ashtu siç e kërkon edhe neni 52 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithëve, ndërsa institucionet publike duhet t’i përfshijnë qytetarët në vendimet që ndikojnë në mjedis si dhe të marrin parasysh ndikimin mjedisor gjatë procesit të vendimmarrjes. Pra, mbrojtja e mjedisit nuk është çështje estetike, por çështje e së drejtës për jetë, shëndet dhe dinjitet njerëzor. Dhe nëse e drejta për një mjedis të shëndetshëm është e drejtë themelore e njeriut, atëherë degradimi i mjedisit nuk është vetëm dështim institucional, ai është dështim ndaj vetë njerëzve. 

VII.

Prandaj, 5 qershori duhet të jetë më shumë se simbolikë. Ai duhet të jetë një moment reflektimi kolektiv. Sepse natyra mund të jetojë pa ne. Por ne nuk mund të jetojmë pa të.

(Autori mban gradën Master në Menaxhim dhe Legjislacion Mjedisor, studimet i ka përfunduar në Estonian University of Life Science në Tartu- Estoni, qëndrimet në këtë shkrim janë personale).

Tags: Labinot Smakaj

JU REKOMANDOJMË

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan
26/05/2026 - 17:28

Shkruan: Arian Zeka Për shumë vite, diskutimet për energjinë në Kosovë janë përqendruar kryesisht rreth temave të zakonshme: prodhimit vendor të energjisë elektrike, importeve dhe investimeve në burime...

Më shumëDetails

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
25/05/2026 - 15:43

Shkruan: Enver Hasani Për këtë arsye, marrja me programet e LVV-së dhe me atë se sa ka realizuar zoti Kurti nga premtimet e veta në qeverisjen e kaluar...

Më shumëDetails

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë
20/05/2026 - 10:50

Përplasja mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehanes nuk është incident i izoluar. Ajo është pasojë e një kulture politike të ndërtuar prej vitesh me demonizim, poshtërim dhe urrejtje...

Më shumëDetails

Po, unë jam drenicake

Po, unë jam drenicake
19/05/2026 - 16:13

Shkruan: Doruntina Meha Meqenëse është ndezur përsëri flaka e egër e ofendimeve dhe propagandës kundër Drenicës e orkestruar me saktësi nga partia në pushtet dhe ushtria e saj...

Më shumëDetails

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
18/05/2026 - 15:13

Përplasja mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehanes nuk është incident i izoluar. Ajo është pasojë e një kulture politike të ndërtuar prej vitesh me demonizim, poshtërim dhe urrejtje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë