Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nesër votohet në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës

05/06/2026 - 13:26
në Kryesore, Lajme
A A
Nesër votohet në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të shtunën e 6 qershorit dyertë e 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës do të hapen për të votuar të gjithë qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për votim jashët vendit.

Nesër, saktësisht në orën 07:00 të mëngjesit, ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara dhe konsullata në Stamboll do të jenë përfaqësitë e para diplomatike që do të hapin dyert për të pritur për votim 182 votuesit e regjistruar paraprakisht.

Pas Turqisë, procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë në 15 shtetet e Europës, ku janë regjistruar 26,230 votuesit tjerë, si: Gjermani (13,319), Zvicër (5,078), Mbretëri e Bashkuar (1,395), Belgjikë (1,268), Francë (1,187), Austri (1,125), Slloveni (717), Norvegji (691), Itali (338), Suedi (280), Danimarkë (260), Holandë (174), Kroaci (171), Hungari (134) dhe Republika Çeke (93).

Hapi final i këtij procesi do të zhvillohet përtej Atlantikut. Për 1,312 votuesit që jetojnë në ShBA dhe Kanada, qendrat e votimit do të jenë të hapura në katër qendra të mëdha: Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për KosovaPress se do hapen 47 vendvotime në qendrat e votimit në 30 përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës për të mundësuar votimin e më shumë se 27 mijë shtetasve të Kosovës.

“Më 6 qershor, procesi i votimit në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Nga 132,212 votuesit jashtë Kosovës, të drejtë vote në këto përfaqësi diplomatike kanë vetëm 27,724 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht dhe kanë përzgjedhur votimin fizik në ndonjërën nga këto 30 misione. Materialet zgjedhore janë dërguar në këto përfaqësi dhe ato janë gati për votuesit”, tha Elezi.

Sipas Elezit në kohën kur do të përfundojë votimi në përfaqësi diplomatike, do të përfundojë edhe votimi përmes postës, i cili ka nisur para më shumë se dy javë.

Më pas të gjitha votat e grumbulluara do të tërhiqen në Kosovë për t’u numëruar.

“Para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 6 qershor, do të përfundojë edhe votimi jashtë vendit për rreth 104,488 votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, proces i cili ka nisur më 21 maj. Të gjithë këta votues, kanë pasur kohë 17 ditë që pakon me fletëvotim, të cilën e kanë pranuar nw adresw tw tyre nga KQZ, ta dërgojnë në ndonjërën nga kutitë postare të hapura në 23 shtete të ndryshme të botës, përfshirë dhe Kosovën. Fletëvotimet që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike dhe votimit me postë, do të tërhiqen dhe numërimi i tyre do të bëhet në Kosovë”, tha Elezi.

Sipas Elezit, është detyrim ligjor për KQZ-në që shtetasit e Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Ndërkohë, të gjithë shtetasit e Kosovës, që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, ndodhen në Listën e Votuesve brenda Kosovës dhe do të mund të votojnë në vendvotimin e tyre nëse ndodhen fizikisht në Kosovë, në ditën e zgjedhjeve.

Më 7 qershor qytetarët e Kosovës do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën e XI dhe qeverinë e re. Procesi i votimit do të zhvillohet në 949 Qendra të Votimit me gjithsej 2,550 vendvotime. Në 911 Qendra Votimi me 2,498 Vendvotime do të mundësohet votimi i rregullt, ndërkaq në 38 qendra të tjera, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime, do të mundësohet votimi me kusht. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milionë e 959 mijë e 962 votues.

JU REKOMANDOJMË

Katër persona ndalohen për 48 orë, dyshohet se janë diler droge

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
05/06/2026 - 15:28

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, me...

Më shumëDetails

“Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

“Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë
05/06/2026 - 15:11

Në Prishtinë është mbajtur Parada e Krenarisë me moton “Barazi ose revoltë”, ku pjesëtarë dhe përkrahës të komunitetit LGBTI marshuan nëpër sheshet e kryeqytetit. Pjesëmarrësit në marshim mbanin...

Më shumëDetails

Basha në përurimin e rrugës Sofali–Kolovicë: 60 për qind e projektit u financua nga Qeveria Kurti

Basha në përurimin e rrugës Sofali–Kolovicë: 60 për qind e projektit u financua nga Qeveria Kurti
05/06/2026 - 14:50

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka marrë pjesë në përurimin e fazës së dytë të rrugës së asfaltuar Sofali–Kolovicë “Abedin Dino”, projekt për të...

Më shumëDetails

Nis protesta para ambasadës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe

Nis protesta para ambasadës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe
05/06/2026 - 14:45

Ka filluar protesta e studentëve në Prishtinë, para objekti të ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Protesta në fjalë është thirrur nga organizata studentore UDS në bashkëpunim me Parlamentin...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendore

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendore
05/06/2026 - 14:23

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar dy vendime të reja ndaj Serbisë, që kanë të bëjnë me vendosjen e masave antidumping...

Më shumëDetails

Rrahman Rama: Vushtria ka mundësi te zgjedhe perfaqesues qe merren me shqetesimet e ketij qyteti

Rrahman Rama: Vushtria ka mundësi te zgjedhe perfaqesues qe merren me shqetesimet e ketij qyteti
05/06/2026 - 14:03

Kandidati për deputet nga radhet e PDK- se me numer 7, Rrahman Rama, e ka nisur diten së bashkumme Ferid Idrizin dhe kandidatët për deputet nga ky qytet.Rama...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë