Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Basha në përurimin e rrugës Sofali–Kolovicë: 60 për qind e projektit u financua nga Qeveria Kurti

05/06/2026 - 14:50
në Lajme
A A
Basha në përurimin e rrugës Sofali–Kolovicë: 60 për qind e projektit u financua nga Qeveria Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka marrë pjesë në përurimin e fazës së dytë të rrugës së asfaltuar Sofali–Kolovicë “Abedin Dino”, projekt për të cilin tha se është financuar kryesisht nga Ministria e Infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se rruga e re do të përmirësojë ndërlidhjen mes lagjeve dhe përfshin trotuare në të dy anët, shtigje për biçikleta dhe standarde moderne të infrastrukturës.

“Jemi në një promovim të një rruge tjetër që po bëhet, një rrugë e re që lidh Sofalinë me Kolovicën. Vetëm shiriti qarkullues është 6 metra. Ka trotuare në të dy anët e rrugës: 1.5 metra në njërën anë, 2 metra në anën tjetër. Gjithashtu kemi shtigjet e biçikletave që janë gjithashtu 2 metra. Një rrugë në të cilën janë investuar 2.5 milionë euro. 1 milion euro e gjysmë janë nga Ministria e Infrastrukturës, pra nga Qeveria Kurti. Me këtë, diku 60 për qind e vlerës së këtij projekti është financuar nga Qeveria Kurti”, tha ai.

Basha theksoi se investimet infrastrukturore do të vazhdojnë në të gjitha komunat, pavarësisht përkatësisë politike të qeverisjeve lokale.

“Dhe po besoj që ne do të vazhdojmë të investojmë në çdo komunë tjetër, por njëkohësisht edhe në Prishtinë, për shkak se ne e shohim Prishtinën si pjesë apo qytet si çdo komunë tjetër. Prandaj, investimet tona po bëhen në të gjitha komunat, pa marrë parasysh se kush qeveris aty. Nuk duhet harruar se këto investime gjithashtu vijnë për shkak se është bërë një angazhim i madh i aktivistëve tanë, qendrave tona që i kemi këtu në Prishtinë. E kemi këtu edhe aktivistin, por edhe kandidatin për deputet, zoti Ilir Kërçeli, që bën një punë të shkëlqyeshme, prandaj është një punë e përbashkët. Ne po vazhdojmë me ndihmu komunën e Prishtinës”, u shpreh Basha.

Duke folur për projektet e tjera infrastrukturore në kryeqytet, ai tha se Ministria e Infrastrukturës po bashkëfinancon edhe disa investime të rëndësishme rrugore.

“Kemi edhe projekte të tjera që jo shpesh po marrin lajmin, e sa për informacionin tuaj, unë vetëm desha shpejt t’ju tregoj që: Përveç kësaj rruge ku kemi investu 60 për qind (pra 2.5 milionë euro), është vazhdimi i rrugës ‘Bajram Bahtiri’ me katër korsi. Projekti kushton 2.5 milionë euro, ndërsa 1.4 milionë euro është investim i ministrisë sonë. Ky është te rrethi i Lakrishtes, pra ndërlidhja e unazës së qytetit me rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë-Mitrovicë dhe rrethrrotullimi. Komuna e Prishtinës ka ndarë 4 milionë euro, ndërsa financimi nga ne është 1.4 milionë euro. Pra, gjithsej vlera e këtyre kontratave është 9 milionë euro, ku 4.3 milionë euro janë nga ministria jonë, ose diku 47 për qind. Pra, gati gjysma e mjeteve të rrugëve që po bëhen në Prishtinë vijnë nga mjetet që ndahen nga Qeveria Kurti, përkatësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, u shpreh tutje ai.

Ndërkaq, i pyetur rreth autostradës Prishtinë–Gjilan, Basha nuk dha detaje konkrete, por theksoi se të gjitha premtimet e Qeverisë Kurti do të realizohen.

“Këtu jemi në përurimin e rrugës Sofali–Kolovicë, një investim i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm. Kur të shkojmë atje në Gjilan, do t’i deklarojmë edhe çështjet e tjera dhe projektet e tjera rrugore. Ne nuk do të ndalemi dhe çdo premtim i kryeministrit Kurti do të realizohet, ashtu siç kemi realizuar shumë punë të tjera. Besoj se kemi pasur një qeveri jashtëzakonisht aktive, e cila nuk mund të matet me një çështje të vetme, siç dëgjojmë shpesh nga opozita”, tha Basha.

 

JU REKOMANDOJMË

Rama takon fermerët e Vushtrrisë: S’do të ketë më politika që dëmtojnë produktet vendore

Rama takon fermerët e Vushtrrisë: S’do të ketë më politika që dëmtojnë produktet vendore
05/06/2026 - 15:34

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama ka zhvilluar sot një takim me dhjetëra fermerë të Komunës së Vushtrrisë. Ai ka thënë se fermerët duhet të kenë trajtim...

Më shumëDetails

Katër persona ndalohen për 48 orë, dyshohet se janë diler droge

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
05/06/2026 - 15:28

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, me...

Më shumëDetails

“Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

“Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë
05/06/2026 - 15:11

Në Prishtinë është mbajtur Parada e Krenarisë me moton “Barazi ose revoltë”, ku pjesëtarë dhe përkrahës të komunitetit LGBTI marshuan nëpër sheshet e kryeqytetit. Pjesëmarrësit në marshim mbanin...

Më shumëDetails

Nis protesta para ambasadës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe

Nis protesta para ambasadës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe
05/06/2026 - 14:45

Ka filluar protesta e studentëve në Prishtinë, para objekti të ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Protesta në fjalë është thirrur nga organizata studentore UDS në bashkëpunim me Parlamentin...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendore

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendore
05/06/2026 - 14:23

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar dy vendime të reja ndaj Serbisë, që kanë të bëjnë me vendosjen e masave antidumping...

Më shumëDetails

Rrahman Rama: Vushtria ka mundësi te zgjedhe perfaqesues qe merren me shqetesimet e ketij qyteti

Rrahman Rama: Vushtria ka mundësi te zgjedhe perfaqesues qe merren me shqetesimet e ketij qyteti
05/06/2026 - 14:03

Kandidati për deputet nga radhet e PDK- se me numer 7, Rrahman Rama, e ka nisur diten së bashkumme Ferid Idrizin dhe kandidatët për deputet nga ky qytet.Rama...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë