Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër në Evropë me tri palë zgjedhje në 18 muaj

07/06/2026 - 15:34
në Lajme
A A
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër në Evropë me tri palë zgjedhje në 18 muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel në Kosovë kanë tërhequr vëmendjen e disa prej mediave më prestigjioze ndërkombëtare, të cilat kanë vënë theksin te kriza e zgjatur politike dhe fakti se qytetarët po votojnë për herë të tretë brenda 18 muajsh.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për procesin zgjedhor me titullin: “Kosova mban zgjedhje të tjera të parakohshme ndërsa kriza politike vazhdon”.

Reuters e përshkruan Kosovën si shtetin më të ri dhe më të varfër në Evropë, me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që për pjesën më të madhe të vitit të kaluar ka mbetur pa një qeveri funksionale.

Sipas agjencisë, zgjedhjet e përsëritura kanë ngadalësuar proceset reformuese dhe kanë vonuar ardhjen e fondeve të nevojshme nga Bashkimi Evropian.

“Qytetarët e Kosovës dëshirojnë t’i japin fund ngërçit politik, ndërsa kërkojnë paga më të larta dhe çmime më të përballueshme për të përfituar nga rritja ekonomike”, shkruan Reuters.

Edhe Associated Press (AP) ka raportuar për zgjedhjet, duke theksuar se qytetarët e Kosovës po marrin pjesë në zgjedhjet e treta parlamentare brenda më pak se 18 muajsh, në përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës politike.

Sipas AP-së, votimi po zhvillohet në “këtë vend të vogël ballkanik që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

Agjencia vlerëson se kriza e zgjatur politike ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës, e cila është përballur edhe me pasojat e krizës globale të energjisë dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

“Ndërsa aktorët kryesorë politikë fajësuan njëri-tjetrin për krizën, paaftësia e tyre për të arritur një kompromis ka shtuar zhgënjimin mes rreth 2 milionë votuesve të Kosovës, të cilët duan që qeveria të përqendrohet te ekonomia dhe përmirësimi i standardit të jetesës”, shkruan AP.

Ndërkohë, Euronews i ka kushtuar vëmendje pakënaqësisë së qytetarëve ndaj situatës politike, duke raportuar me titullin: “Votuesit e frustruar shkojnë përsëri në qendrat e votimit mes ngërçit politik”.

Sipas këtij mediumi, zhgënjimi i publikut është rritur vazhdimisht që nga zgjedhjet e shkurtit 2025.

“Zhgënjimi i publikut në vendin e Ballkanit Perëndimor është rritur për shkak të bllokimit të vazhdueshëm politik. Votimi vjen pas muajsh paralize institucionale. Një parlament thellësisht i ndarë dështoi të zgjedhë një president të ri në prill, duke përkeqësuar krizën e shkaktuar nga zgjedhjet e paqarta në shkurt 2025”, raporton Euronews.

JU REKOMANDOJMË

Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti

Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti
07/06/2026 - 17:28

Fisnik Halimi nga PIPOS ka deklaruar se Exit Polli i këtij procesi zgjedhor pritet të jetë shumë më afër rezultatit përfundimtar që do të dalë nga kutitë e...

Më shumëDetails

Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura, bëhuni pjesëmarrës në vendimmarrje

Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura, bëhuni pjesëmarrës në vendimmarrje
07/06/2026 - 17:21

Kandidatja e LDK’së për presidente, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në kohën e mbetur deri në mbyllje të vendvotimeve. “Ju...

Më shumëDetails

Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e le për fund

Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e le për fund
07/06/2026 - 16:48

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. Duke përmendur se kanë mbetur më pak se...

Më shumëDetails

“Gjaku i dëshmorëve ka me ju vra!” – Ky është mesazhi që një qytetar ka lënë në një fletëvotim

“Gjaku i dëshmorëve ka me ju vra!” – Ky është mesazhi që një qytetar ka lënë në një fletëvotim
07/06/2026 - 16:42

Gjatë procesit të sotëm të votimit për zgjedhjet nacionale në Kosovë, është regjistruar një rast i dëmtimit të qëllimshëm të fletëvotimit. Siç shihet në ifletvotim një qytetar ka...

Më shumëDetails

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025

Balotazhi: 1,690 të rinj do të votojnë për herë të parë – KQZ-ja tregon detajet
07/06/2026 - 16:30

Rreth 22% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 15:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 97,88% e vendvotimeve të procesuara....

Më shumëDetails

Problemi me fshirjen e ngjyrës- Kryetari i KQZ’së: Mua s’më është fshirë

Problemi me fshirjen e ngjyrës- Kryetari i KQZ’së: Mua s’më është fshirë
07/06/2026 - 16:13

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media të mbajtur pas orës 15:00 është pyetur edhe për shqetësimet e ngritura për fshirjen e ngjyrës në gisht,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Policia jep detaje për aksidentin tragjik, ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Zgjedhjet në Kosovë, kaq qytetarë kanë hyrë të premtën dhe të shtunën në Aeroportin e Prishtinës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë