Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër në Evropë me tri palë zgjedhje në 18 muaj

07/06/2026 - 15:34
në Lajme
A A
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër në Evropë me tri palë zgjedhje në 18 muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel në Kosovë kanë tërhequr vëmendjen e disa prej mediave më prestigjioze ndërkombëtare, të cilat kanë vënë theksin te kriza e zgjatur politike dhe fakti se qytetarët po votojnë për herë të tretë brenda 18 muajsh.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për procesin zgjedhor me titullin: “Kosova mban zgjedhje të tjera të parakohshme ndërsa kriza politike vazhdon”.

Reuters e përshkruan Kosovën si shtetin më të ri dhe më të varfër në Evropë, me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që për pjesën më të madhe të vitit të kaluar ka mbetur pa një qeveri funksionale.

Sipas agjencisë, zgjedhjet e përsëritura kanë ngadalësuar proceset reformuese dhe kanë vonuar ardhjen e fondeve të nevojshme nga Bashkimi Evropian.

“Qytetarët e Kosovës dëshirojnë t’i japin fund ngërçit politik, ndërsa kërkojnë paga më të larta dhe çmime më të përballueshme për të përfituar nga rritja ekonomike”, shkruan Reuters.

Edhe Associated Press (AP) ka raportuar për zgjedhjet, duke theksuar se qytetarët e Kosovës po marrin pjesë në zgjedhjet e treta parlamentare brenda më pak se 18 muajsh, në përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës politike.

Sipas AP-së, votimi po zhvillohet në “këtë vend të vogël ballkanik që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

Agjencia vlerëson se kriza e zgjatur politike ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës, e cila është përballur edhe me pasojat e krizës globale të energjisë dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

“Ndërsa aktorët kryesorë politikë fajësuan njëri-tjetrin për krizën, paaftësia e tyre për të arritur një kompromis ka shtuar zhgënjimin mes rreth 2 milionë votuesve të Kosovës, të cilët duan që qeveria të përqendrohet te ekonomia dhe përmirësimi i standardit të jetesës”, shkruan AP.

Ndërkohë, Euronews i ka kushtuar vëmendje pakënaqësisë së qytetarëve ndaj situatës politike, duke raportuar me titullin: “Votuesit e frustruar shkojnë përsëri në qendrat e votimit mes ngërçit politik”.

Sipas këtij mediumi, zhgënjimi i publikut është rritur vazhdimisht që nga zgjedhjet e shkurtit 2025.

“Zhgënjimi i publikut në vendin e Ballkanit Perëndimor është rritur për shkak të bllokimit të vazhdueshëm politik. Votimi vjen pas muajsh paralize institucionale. Një parlament thellësisht i ndarë dështoi të zgjedhë një president të ri në prill, duke përkeqësuar krizën e shkaktuar nga zgjedhjet e paqarta në shkurt 2025”, raporton Euronews.

JU REKOMANDOJMË

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025

Balotazhi: 1,690 të rinj do të votojnë për herë të parë – KQZ-ja tregon detajet
07/06/2026 - 16:30

Rreth 22% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 15:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 97,88% e vendvotimeve të procesuara....

Më shumëDetails

Problemi me fshirjen e ngjyrës- Kryetari i KQZ’së: Mua s’më është fshirë

Problemi me fshirjen e ngjyrës- Kryetari i KQZ’së: Mua s’më është fshirë
07/06/2026 - 16:13

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media të mbajtur pas orës 15:00 është pyetur edhe për shqetësimet e ngritura për fshirjen e ngjyrës në gisht,...

Më shumëDetails

Ja me sa vota Kuvendi zgjodhi presidentët në të kaluarën – Vetëm Jahjaga kaloi në rundin e parë

Kuvendi i bllokuar, politika nuk gjen qetësi
07/06/2026 - 15:53

Kuvendi i Kosovës një muaj më parë kishte dështuar të zgjedhë presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues, duke çuar automatikisht në shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin...

Më shumëDetails

Ky është numri i qytetarëve që votuan deri në ora 15:00

Në shtator fillon periudha për regjistrimin e Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim përmes ekipeve mobile
07/06/2026 - 15:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme. Sipas KQZ-së, deri në ora 13:00 kanë votuar 401,337 apo 20.48%. Numri i qytetareve...

Më shumëDetails

Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve
07/06/2026 - 15:16

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka bërë një veprim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook. Në ditën e zgjedhjeve, ai ka zgjedhur të ndryshon fotografinë e...

Më shumëDetails

Zgjedhjet në Kosovë, kaq qytetarë kanë hyrë të premtën dhe të shtunën në Aeroportin e Prishtinës

Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
07/06/2026 - 14:53

Në ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur fluks të madh qytetarësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas të dhënave të siguruara nga Klan Kosova, gjatë së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Policia jep detaje për aksidentin tragjik, ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ky është numri i qytetarëve që votuan deri në ora 15:00

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4