Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punonjësit e RTK-së dalin në protestë, kërkojnë pagesën e plotë të rrogave

09/06/2026 - 12:59
në Lajme
A A
Punonjësit e RTK-së dalin në protestë, kërkojnë pagesën e plotë të rrogave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës kanë protestuar sot në shenjë pakënaqësie ndaj mosalokimit të plotë të pagave për muajin qershor.

Me pankarta ku shkruhej “Duam pagat tona”, “Mos ndëshkoni informimin publik” dhe “Rrogën tonë e kërkojmë, RTK”, tri organizata sindikale Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës u bashkuan për të shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen aktuale të transmetuesit publik.

Përfaqësuesit e sindikatave kërkuan ekzekutimin e menjëhershëm të pjesës së mbetur të pagave, si dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.

“Pas çdo punëtori të RTK-së qëndron një familje. Paga nuk është luks. Paga është mjeti me të cilin mbajmë familjet tona dhe sigurojmë jetesën”, deklaruan ata gjatë protestës.

Sipas tyre, kërkesat nuk kanë të bëjnë me privilegje apo favore, por vetëm me realizimin e një të drejte që u takon me ligj.

Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa mbështetje shprehën edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ata theksuan se çdo vonesë apo mosekzekutim i plotë i pagave cenon drejtpërdrejt sigurinë ekonomike dhe dinjitetin e punëtorëve.

Të premten, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, kishte njoftuar se ishte realizuar pagesa e pjesshme e pagave, në vlerë prej 50 për qind për secilën kategori të stafit.

Në njoftimin e publikuar atë ditë thuhej se pjesa e mbetur e pagave do të ekzekutohej gjatë kësaj jave.

“Pjesën e mbetur të pagave do ta ekzekutojmë gjatë javës së ardhshme, varësisht nga mundësitë financiare që do të krijohen”, thuhej në njoftimin e menaxhmentit.

Spahiu falënderoi punonjësit për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe që e cilësoi si sfiduese për RTK-në.

Ndërkohë, menaxhmenti i RTK-së ka bërë të ditur se po vazhdon angazhimet për sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare, me qëllim të garantimit të mbarëvajtjes së punës në transmetuesin publik.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë