Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punonjësit e RTK-së dalin në protestë, kërkojnë pagesën e plotë të rrogave

09/06/2026 - 12:59
në Lajme
A A
Punonjësit e RTK-së dalin në protestë, kërkojnë pagesën e plotë të rrogave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës kanë protestuar sot në shenjë pakënaqësie ndaj mosalokimit të plotë të pagave për muajin qershor.

Me pankarta ku shkruhej “Duam pagat tona”, “Mos ndëshkoni informimin publik” dhe “Rrogën tonë e kërkojmë, RTK”, tri organizata sindikale Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës u bashkuan për të shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen aktuale të transmetuesit publik.

Përfaqësuesit e sindikatave kërkuan ekzekutimin e menjëhershëm të pjesës së mbetur të pagave, si dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.

“Pas çdo punëtori të RTK-së qëndron një familje. Paga nuk është luks. Paga është mjeti me të cilin mbajmë familjet tona dhe sigurojmë jetesën”, deklaruan ata gjatë protestës.

Sipas tyre, kërkesat nuk kanë të bëjnë me privilegje apo favore, por vetëm me realizimin e një të drejte që u takon me ligj.

Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa mbështetje shprehën edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ata theksuan se çdo vonesë apo mosekzekutim i plotë i pagave cenon drejtpërdrejt sigurinë ekonomike dhe dinjitetin e punëtorëve.

Të premten, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, kishte njoftuar se ishte realizuar pagesa e pjesshme e pagave, në vlerë prej 50 për qind për secilën kategori të stafit.

Në njoftimin e publikuar atë ditë thuhej se pjesa e mbetur e pagave do të ekzekutohej gjatë kësaj jave.

“Pjesën e mbetur të pagave do ta ekzekutojmë gjatë javës së ardhshme, varësisht nga mundësitë financiare që do të krijohen”, thuhej në njoftimin e menaxhmentit.

Spahiu falënderoi punonjësit për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe që e cilësoi si sfiduese për RTK-në.

Ndërkohë, menaxhmenti i RTK-së ka bërë të ditur se po vazhdon angazhimet për sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare, me qëllim të garantimit të mbarëvajtjes së punës në transmetuesin publik.

JU REKOMANDOJMË

“Trepça” largon përkohësisht nga puna pesë punonjës

Qeverisë së Kosovës po i kërkohet investim i menjëhershëm në përmirësimin e pajisjeve të punës për minatorët e Trepçës
09/06/2026 - 13:57

Pesë punonjës të Trepça Sh.A., janë larguar përkohësisht nga puna, pasi të njëjtit janë evidentuar si të angazhuar në punë gjatë ditëve të vikendit, por që dyshohet se...

Më shumëDetails

Ky është numri i votave të kandidatëve nga partia Guxo

Peci i shkon në zyre Gërvallës për t’ja uruar detyrën e re: Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua!
09/06/2026 - 13:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në proces e sipër të numërimit të votave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme që janë zhvilluar më 7 qershor. Deri...

Më shumëDetails

Fjalimet e zëshme në Kuvendin e Kosovës/ Përparim Gruda po prin bindshëm, i dyti më i votuari në PDK

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
09/06/2026 - 13:25

Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 21,98 % e...

Më shumëDetails

Kur shpallen rezultatet përfundimtare, flet Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Kur shpallen rezultatet përfundimtare, flet Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi
09/06/2026 - 13:14

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, duke thënë se procesi i numërimit të votave po shkon në...

Më shumëDetails

Osmani për CNN: Kompromisi vlera më e madhe në politikë, të punojmë me njëri-tjetrin

Osmani për CNN: Kompromisi vlera më e madhe në politikë, të punojmë me njëri-tjetrin
09/06/2026 - 13:03

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN International ka folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Përgjatë kësaj interviste,...

Më shumëDetails

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit
09/06/2026 - 12:24

Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë 5 mijë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    286 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 72
  • U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Ja ku rënditet me vota ‘senzacioni’ i zgjedhjeve, Qëndrim Kryeziu i PDK-së

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • I kishte uruar dënim të përjetshëm Thaçit, Fatos Geci po pëson debakël në vota – ja sa mori deri tash

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë