FIFA ka bërë publike emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në katër ndeshjet e para të Kupës së Botës, përfshirë edhe sfidën hapëse të turneut mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Ndeshja inaugurale i është besuar brazilianit Wilton Sampaio, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit Bruno Pires dhe Bruno Boschilia. Në dhomën VAR do të jetë kolumbiani Nicolas Gallo.
Meksikë – Afrikë e Jugut
Arbitër: Wilton Sampaio (Brazil)
Asistentë: Bruno Pires (Brazil), Bruno Boschilia (Brazil)
Arbitër i katërt: Juan Benitez (Paraguai)
VAR: Nicolas Gallo (Kolumbi)
A-VAR: Juan Lara (Kili)
Mbështetje VAR: Jerome Brisard (Francë)
Kore e Jugut-Republika Çeke
Arbitër: Amin Mohamed (Egjipt)
Asistentë: Mahmoud Abouelregal (Egjipt), Ahmed Hossam Taha (Egjipt)
Arbitër i katërt: Juan Calderon (Kosta Rika)
VAR: Joe Dickerson (SHBA)
A-VAR: Marco Di Bello (Itali)
Kanada – Bosnjë
Arbitër: Facundo Tello (Argjentinë)
Asistentë: Gabriel Chade dhe Juan Belatti (Argjentinë)
Arbitër i katërt: Alturais (Arabia Saudite)
VAR: Hernan Mastrangelo (Argjentinë)
A-VAR: Garcia (Uruguai)
Mbështetje VAR: Guzman (Nikaragua)
Shtetet e Bashkuara – Paraguai
Arbitër: Danny Makkelie (Holandë)
Asistentë: Hessel Steegstra dhe Jan de Vries (Holandë)
Arbitër i katërt: Araki (Japoni)
VAR: Carlos Del Cerro Grande (Spanjë)
A-VAR: Rob Dieperink Higler (Holandë)
Mbështetje VAR: Almarri (Katar)
FIFA ka nisur zyrtarisht procesin e caktimit të arbitrave për ndeshjet e Botërorit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të shpallen edhe ekipet e gjyqtarëve për sfidat e tjera të fazës së grupeve.













