Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i Real Madridit, si pasardhës i Alvaro Arbeloas.
Portugezi mbrëm kishte një takim të gjatë me drejtuesit e ”Los Blancos” ku janë diskutuar shumë gjera.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, është diskutuar për lojtarët të cilët i dëshiron në skuadër, transferimet që duhet bërë dhe strategjinë për vitet e ardhshme.
Prezantimi i tij si trajner nuk do të bëhet tani, por gjatë muajit korrik.
Mourinho do ta filloj punën si trajner i Real Madridit, me datë 13 korrik.













