Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veterani i UÇK-së vendos fotografitë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë para Qeverisë: Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë

11/06/2026 - 13:22
në Lajme
A A
Veterani i UÇK-së vendos fotografitë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë para Qeverisë: Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, duke vendosur fotografitë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, me mbishkrimin “Ne jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”.

Pllashniku tha se aksioni kishte për qëllim të përcillte një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

“Unë sot kom vendos kështu që jam ardh me i tregu kryeministrit që na jemi çlirimtar, nuk jemi zullumqar, se na jena çlirimtar se e kena çliru Prishtinën e kena çliru Kosovën. E themeluesit e UÇK-së, janë tu u mbajt qe 6 vjet n’Hagë padrejtësisht paraburgim, me këto akuza të Serbisë. Kështu që këta janë themelues të UÇK-së, nuk janë zullumqarë, duhet me ditë Albin Kurti, po janë çlirimtarë”, tha ai.

Pllashniku tha se pret kërkimfalje nga kryeministri në detyrë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta.

“Edhe Albin Kurti neve duhet të na kërkojë falje. Më së pari këtyre në burg që janë, tani edhe krejt veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, atyre masakrave të gjithëve do t’ju kërkojë Albin Kurti falje, se përndryshe nëse nuk kërkon falje, ne kemi me bë një protestë shumë të hatashme, domethënë që ka me u dridh krejt Kosova. Se m’ju thënë zullumqarë Albin Kurti këtyre, nuk ka kurrfarë arsye, po ne jemi çlirimtarë”, tha ai.

Duke folur para objektit të Qeverisë, ai adresoi akuza edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për veprimet e saj në të kaluarën.

“E unë do t’i tregoj Albin Kurtit në qoftë se është në zyrë këtu, Albin Kurti që po thua qitja pikën, ja ka qit parlamenti pikën me zollë. Zollë i kanë mshuar, me zollë e ka sulmu Vetëvendosja e din fort mirë, me zollë. Edhe ata që e sulmuan shtetin, ata janë terroristë. Edhe Vetëvendosja është terroriste, organizatë terroriste se ka sulmu shtetin e Kosovës. Qe këta e kanë çliruar, këta po e mbrojnë edhe në Hagë pavarësinë e Kosovës edhe po mbrojnë krejt Kosovën e krejt popullin shqiptar, krejt trojet shqiptare”, tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje që, sipas tij, të mos ketë ofendime ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kështu që hera e fundit që i bëj mesazh edhe do ta dinë mirë Albin Kurti. Nuk guxon më me ofendu asnjë çlirimtar hiç, hiç s’guxon Albin Kurti. As njerëzit e Albin Kurtit nuk guxojnë, as me sha as me fye çlirimtarin. Në qoftë se ka diçka fakte për një çlirimtar, qe ku është shteti jonë, qe ku janë prokuroria, gjykata, policia, do t’i dorëzojë atje e jo me i ofendu çlirimtarët. Ani shumë në kohën më të keqe tash kur këta janë në Hagë, merret Albin Kurti edhe me këta, se kur Rexhep Selimit i thotë zullumqar, më ka thënë edhe mua edhe krejt anëtarëve të familjes sonë të veteranit”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë