Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veterani i UÇK-së vendos fotografitë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë para Qeverisë: Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë

11/06/2026 - 13:22
në Lajme
A A
Veterani i UÇK-së vendos fotografitë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë para Qeverisë: Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, duke vendosur fotografitë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, me mbishkrimin “Ne jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”.

Pllashniku tha se aksioni kishte për qëllim të përcillte një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

“Unë sot kom vendos kështu që jam ardh me i tregu kryeministrit që na jemi çlirimtar, nuk jemi zullumqar, se na jena çlirimtar se e kena çliru Prishtinën e kena çliru Kosovën. E themeluesit e UÇK-së, janë tu u mbajt qe 6 vjet n’Hagë padrejtësisht paraburgim, me këto akuza të Serbisë. Kështu që këta janë themelues të UÇK-së, nuk janë zullumqarë, duhet me ditë Albin Kurti, po janë çlirimtarë”, tha ai.

Pllashniku tha se pret kërkimfalje nga kryeministri në detyrë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta.

“Edhe Albin Kurti neve duhet të na kërkojë falje. Më së pari këtyre në burg që janë, tani edhe krejt veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, atyre masakrave të gjithëve do t’ju kërkojë Albin Kurti falje, se përndryshe nëse nuk kërkon falje, ne kemi me bë një protestë shumë të hatashme, domethënë që ka me u dridh krejt Kosova. Se m’ju thënë zullumqarë Albin Kurti këtyre, nuk ka kurrfarë arsye, po ne jemi çlirimtarë”, tha ai.

Duke folur para objektit të Qeverisë, ai adresoi akuza edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për veprimet e saj në të kaluarën.

“E unë do t’i tregoj Albin Kurtit në qoftë se është në zyrë këtu, Albin Kurti që po thua qitja pikën, ja ka qit parlamenti pikën me zollë. Zollë i kanë mshuar, me zollë e ka sulmu Vetëvendosja e din fort mirë, me zollë. Edhe ata që e sulmuan shtetin, ata janë terroristë. Edhe Vetëvendosja është terroriste, organizatë terroriste se ka sulmu shtetin e Kosovës. Qe këta e kanë çliruar, këta po e mbrojnë edhe në Hagë pavarësinë e Kosovës edhe po mbrojnë krejt Kosovën e krejt popullin shqiptar, krejt trojet shqiptare”, tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje që, sipas tij, të mos ketë ofendime ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kështu që hera e fundit që i bëj mesazh edhe do ta dinë mirë Albin Kurti. Nuk guxon më me ofendu asnjë çlirimtar hiç, hiç s’guxon Albin Kurti. As njerëzit e Albin Kurtit nuk guxojnë, as me sha as me fye çlirimtarin. Në qoftë se ka diçka fakte për një çlirimtar, qe ku është shteti jonë, qe ku janë prokuroria, gjykata, policia, do t’i dorëzojë atje e jo me i ofendu çlirimtarët. Ani shumë në kohën më të keqe tash kur këta janë në Hagë, merret Albin Kurti edhe me këta, se kur Rexhep Selimit i thotë zullumqar, më ka thënë edhe mua edhe krejt anëtarëve të familjes sonë të veteranit”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Auditimi i BE’së: Gjendja e hekurudhave të Kosovës më keq se para nisjes së investimeve milionëshe para 10 vitesh

Auditimi i BE’së: Gjendja e hekurudhave të Kosovës më keq se para nisjes së investimeve milionëshe para 10 vitesh
11/06/2026 - 14:20

Një raport i Gjykatës Evropiane të Auditorëve ka gjetur se gjendja e hekurudhave të Kosovës në vitin 2025 ishte më e keqe se para fillimit të rehabilitimit para...

Më shumëDetails

Votat e Vetëvendosjes në Drenicë: Kurti as 2 mijë s’i mori, Mehani e Geci larg Kuvendit

Votat e Vetëvendosjes në Drenicë: Kurti as 2 mijë s’i mori, Mehani e Geci larg Kuvendit
11/06/2026 - 14:17

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, arriti t’i ‘rrëmbejë’ veç 14 për qind të votave në Skenderaj, për dallim nga komunat e tjera, ku kryesisht ka dalë e...

Më shumëDetails

Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik: Hormuzi i mbyllur deri në njoftim të dytë

Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik: Hormuzi i mbyllur deri në njoftim të dytë
11/06/2026 - 14:14

Autoriteti i ngushticës së Iranit tha të enjten se për shkak të shkëmbimit të zjarrit me Shtetet e Bashkuara, Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet deri në njoftim...

Më shumëDetails

Numërohen afër 90% e votave të kandidatëve – 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK

Numërohen afër 90% e votave të kandidatëve – 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK
11/06/2026 - 13:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas të dhënave të publikuara, deri më...

Më shumëDetails

Balla-opozitës: ‘Non grata’ është vështirë të hiqet, pres njoftim nga ambasada

Balla-opozitës: ‘Non grata’ është vështirë të hiqet, pres njoftim nga ambasada
11/06/2026 - 13:43

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend komentoj lajmet se kreut të PD-së Sali Berisha i është hequr non-grata. Balla iu...

Më shumëDetails

Serwer: Kosova t’i bashkohet gazit amerikan nëse alternativat janë të njejta, por vendos Qeveria dhe jo e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane

Serwer: Kosova t’i bashkohet gazit amerikan nëse alternativat janë të njejta, por vendos Qeveria dhe jo e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane
11/06/2026 - 13:41

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për thirrjen e SHBA-së që Kosova t’i bashkohet projektit të gazit amerikan. I pyetur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Rreth 80% e votave të numëruara, këta janë emrat më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Një vit pas publikimit të skandaleve financiare nga Veriu.info, FIFA i bllokon merkaton FC Vushtrrisë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Nuk po ndërtonin sipas lejes ndërtimore në Mitrovicë, i ndalohen punimet kompanisë së Burim Dibranit e Arben Zeqirit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    495 Shpërndaje
    Shpërndaje 198 Tweet 124

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë