Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama u përgjigjet protestuesve për Zvërnecin dhe Sazanin: Po ju mashtrojnë, ju ftoj të verifikoni faktet

12/06/2026 - 19:52
në Lajme
A A
Rama u përgjigjet protestuesve për Zvërnecin dhe Sazanin: Po ju mashtrojnë, ju ftoj të verifikoni faktet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në përmbyllje të turit të aktiviteteve me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar nga Tirana protestuesve që kundërshtojnë investimet në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, duke deklaruar se ata po manipulohen me informacione të pavërteta.

Rama u shpreh se pretendimet se qeveria ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura për t’i hapur rrugë këtyre projekteve janë “gënjeshtra të përhapura në mënyrë të përsëritur”, ndërsa i ftoi qytetarët të verifikojnë vetë faktet.

“Ejani të shikoni se kush u ka thënë në mënyrë të përbindshme të përsëritur se ne paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura. Ju ka sharruar me një rrenë shumë të fortë”, tha Rama.

Ai theksoi se zhvillimi i projekteve në Zvërnec do të varet vetëm nga cilësia e investimit të propozuar dhe jo nga vendime të paracaktuara politike.

Sipas kryeministrit, Shqipëria synon të kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik në Mesdhe, ndërsa këto projekte, sipas tij, përfaqësojnë “investime strategjike me vlerë të madhe për vendin”.

Rama deklaroi gjithashtu se nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare për projektin në Sazan, duke sqaruar se procesi është ende në fazë negociatash.

“Nuk ka status investitori strategjik të dhënë për investimin më të madh në historinë e Shqipërisë. Nuk ka asnjë marrëveshje ende. Ka vetëm negociata”, u shpreh ai.

Ai shtoi se shteti shqiptar nuk synon të shesë apo të japë me qira pronat publike, por të jetë partner në investime që, sipas tij, i shërbejnë interesit publik.

Rama komentoi edhe reagimet ndërkombëtare për protestat, duke i cilësuar ato si pjesë e një “përplasjeje politike e ideologjike” që nuk lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë.

Sipas tij, interesimi i disa figurave politike të huaja nuk ka lidhje me mjedisin apo investimet konkrete, por me zhvillime të tjera politike ndërkombëtare.

Kryeministri u ndal edhe te debati për raportin mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, duke theksuar se këto dy elemente, sipas tij, duhet të ecin paralelisht.

“Nuk ka zgjedhje mes natyrës dhe zhvillimit. Sfida është t’i bëjmë të dyja bashkë”, tha Rama.

JU REKOMANDOJMË

Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së

Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së
12/06/2026 - 21:45

Tensionet kanë shpërthyer në ditën e 13-të të protestës për Zvërnecin në Tiranë, ku sipas raportimeve të mediave në Shqipëri janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe mbështetësve të...

Më shumëDetails

Votat e diasporës: Kush po merr më shumë, ky është linku për rezultate

KQZ mban mbledhje sot pasdite, shqyrtohen procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim – rendi i plotë i ditës
12/06/2026 - 21:37

Numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht në 30 përfaqësi diplomatike, që ka filluar dje pasdite është duke vazhduar. Deri më tani, bazuar në përditësimet...

Më shumëDetails

Temperatura ekstreme, kërcënim serioz për shëndetin publik në të gjithë Europën

IHMK bën thirrje për kujdes në temperatura të larta
12/06/2026 - 21:26

Temperaturat ekstreme po shndërrohen në një nga kërcënimet më serioze për shëndetin publik në Europë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 200 mijë...

Më shumëDetails

Qeveria në detyrë emëron Këshillin për Raportim Financiar, miraton edhe dy vendime të tjera

Qeveria në detyrë emëron Këshillin për Raportim Financiar, miraton edhe dy vendime të tjera
12/06/2026 - 21:09

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh që përfshijnë emërime institucionale, ndarje buxhetore dhe pagesa ndërkombëtare....

Më shumëDetails

“Këto mund të mos jenë zgjedhjet e fundit të vitit”, Cakolli: Pa marrëveshje politike Kosova rrezikon krizë institucionale

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
12/06/2026 - 20:55

Eugen Cakolli nga KDI, thotë se zgjedhjet e 7 qershorit ishin ndër proceset më të rregullta zgjedhore të zhvilluara ndonjëherë në Kosovë, si për nga administrimi nga institucionet...

Më shumëDetails

Prishtina vazhdon ende procesin e votimit, këta janë kandidatët më të votuar për deputetë!

Prishtina vazhdon ende procesin e votimit, këta janë kandidatët më të votuar për deputetë!
12/06/2026 - 20:31

Prishtina është e vetmja komunë në të cilën nuk ka përfunduar ende numërimi i votave të kandidatëve që synojnë karriget e deputetëve në legjislaturën e 11-të. Sipas Komisionit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

    Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    541 Shpërndaje
    Shpërndaje 216 Tweet 135
  • Kërcënon ish-kunatën në sy të gjykatëses: Çka ndodhi sot në rastin ku po shqyrtohet divorci i Tahir Fushë Kosovës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë