“Na thonë se janë për mirëqenien e lojtarëve, por në realitet po shërbejnë për sponsorët dhe reklamat. Futbolli duhet të rrjedhë natyrshëm, jo të ndërpritet nga pushime që diktohen nga televizioni. Rrezikojmë që loja të bëhet thjesht sfond i një shfaqjeje publicitare”, deklaroi Klopp.
Ndërsa FIFA i konsideron këto ndërprerje të nevojshme për shkak të temperaturave të larta, deklaratat e trajnerit gjerman kanë hapur debat mbi ndikimin në rritje të interesave komerciale në futboll.










