Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asamblisti i VV-së bën kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, shkak punësimet pa konkurs

15/06/2026 - 19:00
në Lajme
A A
Asamblisti i VV-së bën kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, shkak punësimet pa konkurs
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Ferizajt ka bërë kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, Nadire Ymeri, dhe përfaqësuesit ligjor të QKMF-së, Ali Halimi, lidhur me dyshimet për keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Arsyeja e paraqitjes së kallëzimit penal, sipas Rexhepit, ka të bëjë me punësime të kryeta pa konkurs publik në QKMF-në e Ferizajt, raporton Veriu.info.

Postimi i Amir Rexhepi:

DEKLARATË PUBLIKE

Të nderuar qytetarë të Ferizajt,

Sot, kam paraqitur kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Ferizaj ndaj drejtoreshës së QKMF-së, znj. Nadire Ymeri, dhe përfaqësuesit ligjor të QKMF-së, z. Ali Halimi, lidhur me dyshimet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Si asamblist nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe si përfaqësues i qytetarëve të Ferizajt në Kuvendin Komunal, e konsideroj obligim publik të reagoj kur ka dyshime se një institucion publik është përdorur në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të interesit publik.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se në QKMF Ferizaj janë lidhur kontrata pune nga lista e pritjes, pa konkurs publik, ndonëse pranimi në shërbimin publik duhet të bëhet përmes procedurës së konkursit publik.

Pas ankesave dhe kundërshtimeve që janë bërë, vetë QKMF Ferizaj e ka anuluar vendimin për këto kontrata, duke konstatuar mungesën e bazës ligjore. Megjithatë, më vonë, në një rast që kemi zbuluar, është lidhur pajtim gjyqësor për kthim në punë, edhe pse fillimisht QKMF e kishte kundërshtuar padinë e personit, duke deklaruar se nuk ka bazë ligjore. Pastaj, pa asnjë arsye të qartë, ka lidhur pajtim gjyqësor për kthim në vendin e punës dhe pagesë të pagave.

Kjo krijon dyshim të arsyeshëm se pajtimi gjyqësor është përdorur si rrugë për të anashkaluar konkursin publik dhe për të rikthyer në fuqi një punësim që vetë institucioni paraprakisht e kishte anuluar si të pabazuar në ligj.

Institucionet publike nuk guxojnë të përdoren për marrëveshje të dyshimta, punësime pa konkurs dhe veprime që cenojnë besimin e qytetarëve.

Për këtë arsye, sot kam paraqitur kallëzim penal dhe kërkoj nga Prokuroria e Shtetit që rasti të hetohet plotësisht, pa ndikime politike dhe pa kursyer askënd. Qytetarët kanë të drejtë të dinë kush ka vendosur, mbi çfarë baze ligjore dhe në interes të kujt është vepruar.

Si opozitë, do të vazhdojmë të kërkojmë përgjegjësi, transparencë dhe respektim të ligjit në çdo institucion publik të Ferizajt.

Punësimi publik duhet të bëhet me konkurs, me meritë dhe me barazi, jo përmes keqpërdorimit të autorizimeve publike!

Amir Rexhepi
Asamblist nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Përfaqësues i qytetarëve të Ferizajt në Kuvendin Komunal.

JU REKOMANDOJMË

“Rama manipulon”/Sokol Havolli përmes Dimal Bashës godet ish-shefin, Përparim Ramën

“Rama manipulon”/Sokol Havolli përmes Dimal Bashës godet ish-shefin, Përparim Ramën
15/06/2026 - 21:49

Ish-drejtori në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka shpërndarë një postim të ministrit në detyrë të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili e akuzonte kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama,...

Më shumëDetails

Krasniqi e LDK-së mbron Ramën: Kush je ti Dejona Mihali?

Krasniqi e LDK-së mbron Ramën: Kush je ti Dejona Mihali?
15/06/2026 - 21:41

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar ashpër të "fortes" së VV-së, Dejona Mihali, pas sulmit që ajo ia bëri Përparim Ramës, se kinse është konsumues...

Më shumëDetails

Trump: Ngushtica e Hormuzit tashmë është hapur pjesërisht – hapet plotësisht të premten

Trump: Ngushtica e Hormuzit tashmë është hapur pjesërisht – hapet plotësisht të premten
15/06/2026 - 21:32

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Ngushtica e Hormuzit “tashmë është hapur pjesërisht” dhe pritet të hapet plotësisht të premten, kur SHBA-ja dhe Irani pritet të...

Më shumëDetails

Diaspora përmbys rezultatin në Istog, ja kush doli partia e parë

Diaspora përmbys rezultatin në Istog, ja kush doli partia e parë
15/06/2026 - 21:14

Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në Istog, që ishte e vetmja komunë ku sipas rezultateve preliminare LDK kishte dalë parti e parë. Pas procesimit të votave me...

Më shumëDetails

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare
15/06/2026 - 20:47

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nënshkruar në mënyrë elektronike marrëveshjen kornizë për t’i dhënë fund luftës tremujore dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, thanë zyrtarë të...

Më shumëDetails

“Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

“Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë
15/06/2026 - 20:27

Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje, ka eskaluar në gjuhën e përdorur ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke pretenduar se ai përdor narkotikë. Në një postim në rrjetet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    638 Shpërndaje
    Shpërndaje 255 Tweet 160
  • “Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë