Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asamblisti i VV-së bën kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, shkak punësimet pa konkurs

15/06/2026 - 19:00
në Lajme
A A
Asamblisti i VV-së bën kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, shkak punësimet pa konkurs
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Ferizajt ka bërë kallëzim penal ndaj drejtoreshës së QKMF-së, Nadire Ymeri, dhe përfaqësuesit ligjor të QKMF-së, Ali Halimi, lidhur me dyshimet për keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Arsyeja e paraqitjes së kallëzimit penal, sipas Rexhepit, ka të bëjë me punësime të kryeta pa konkurs publik në QKMF-në e Ferizajt, raporton Veriu.info.

Postimi i Amir Rexhepi:

DEKLARATË PUBLIKE

Të nderuar qytetarë të Ferizajt,

Sot, kam paraqitur kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Ferizaj ndaj drejtoreshës së QKMF-së, znj. Nadire Ymeri, dhe përfaqësuesit ligjor të QKMF-së, z. Ali Halimi, lidhur me dyshimet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Si asamblist nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe si përfaqësues i qytetarëve të Ferizajt në Kuvendin Komunal, e konsideroj obligim publik të reagoj kur ka dyshime se një institucion publik është përdorur në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të interesit publik.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se në QKMF Ferizaj janë lidhur kontrata pune nga lista e pritjes, pa konkurs publik, ndonëse pranimi në shërbimin publik duhet të bëhet përmes procedurës së konkursit publik.

Pas ankesave dhe kundërshtimeve që janë bërë, vetë QKMF Ferizaj e ka anuluar vendimin për këto kontrata, duke konstatuar mungesën e bazës ligjore. Megjithatë, më vonë, në një rast që kemi zbuluar, është lidhur pajtim gjyqësor për kthim në punë, edhe pse fillimisht QKMF e kishte kundërshtuar padinë e personit, duke deklaruar se nuk ka bazë ligjore. Pastaj, pa asnjë arsye të qartë, ka lidhur pajtim gjyqësor për kthim në vendin e punës dhe pagesë të pagave.

Kjo krijon dyshim të arsyeshëm se pajtimi gjyqësor është përdorur si rrugë për të anashkaluar konkursin publik dhe për të rikthyer në fuqi një punësim që vetë institucioni paraprakisht e kishte anuluar si të pabazuar në ligj.

Institucionet publike nuk guxojnë të përdoren për marrëveshje të dyshimta, punësime pa konkurs dhe veprime që cenojnë besimin e qytetarëve.

Për këtë arsye, sot kam paraqitur kallëzim penal dhe kërkoj nga Prokuroria e Shtetit që rasti të hetohet plotësisht, pa ndikime politike dhe pa kursyer askënd. Qytetarët kanë të drejtë të dinë kush ka vendosur, mbi çfarë baze ligjore dhe në interes të kujt është vepruar.

Si opozitë, do të vazhdojmë të kërkojmë përgjegjësi, transparencë dhe respektim të ligjit në çdo institucion publik të Ferizajt.

Punësimi publik duhet të bëhet me konkurs, me meritë dhe me barazi, jo përmes keqpërdorimit të autorizimeve publike!

Amir Rexhepi
Asamblist nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Përfaqësues i qytetarëve të Ferizajt në Kuvendin Komunal.

JU REKOMANDOJMË

Përditësimi i fundit: PDK-ja e kthen mandatin e 23-të, VV bie në 51 deputetë

Përditësimi i fundit: PDK-ja e kthen mandatin e 23-të, VV bie në 51 deputetë
15/06/2026 - 19:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për zgjedhjet e 7 qershorit. Derisa po numërohen votat me postë, Partia Demokratike e Kosovës e ka kthyer...

Më shumëDetails

VV e siguron ulësen e 52-të, Diaspora i humb PDK-së deputetin e dytë

VV e siguron ulësen e 52-të, Diaspora i humb PDK-së deputetin e dytë
15/06/2026 - 19:19

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave të zgjedhjeve të 7 qershorit. Lëvizja Vetëvendosje e ka fituar deputetin e 52-të, nga 92.51% e votave të numëruara....

Më shumëDetails

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
15/06/2026 - 18:51

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për masë të përkohshme të sigurimit dhe ka pezulluar procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës deri në marrjen e një...

Më shumëDetails

Rama e kritikoi Qeverinë për rastin në autostradë, Kërçeli: Fokusohu në problemet e Prishtinës

Rama e kritikoi Qeverinë për rastin në autostradë, Kërçeli: Fokusohu në problemet e Prishtinës
15/06/2026 - 18:22

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar Kryetaritt ë Prishtinës, Përparim Ramës, pasi ky kritikoi Qeverinë në detyrë lidhur me aksidentin me fatalitet në...

Më shumëDetails

“Endrit Shala është i pafajshëm, Gjykata gaboi rëndë” – Avokati Berisha me reagim të ashpër pas aktgjykimit të Departamentit Special

“Endrit Shala është i pafajshëm, Gjykata gaboi rëndë” – Avokati Berisha me reagim të ashpër pas aktgjykimit të Departamentit Special
15/06/2026 - 18:08

Avokati Besnik Berisha ka reaguar ashpër pas aktgjykimit të Departamentit Special, me të cilin ish-ministri Endrit Shala është shpallur fajtor, duke e cilësuar vendimin si një devijim serioz...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj: PDK s’ka vija të kuqe, por s’kemi asgjë të përbashkët me VV-në

Kabashi-Ramaj: PDK s’ka vija të kuqe, por s’kemi asgjë të përbashkët me VV-në
15/06/2026 - 18:02

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaja, ka deklaruar se partia e saj mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të Kosovës dhe e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    633 Shpërndaje
    Shpërndaje 253 Tweet 158
  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë