Pas shortit të hedhur nga UEFA në Nyon të Zvicrës, skuadra gjilanase do të përballet me Kauno Zalgiris në sfidën e parë drejt ëndrrës evropiane.
Drita hyn në këtë edicion si kampione e Kosovës dhe me ambicie të mëdha pas paraqitjeve historike në garat evropiane gjatë sezoneve të fundit.
Bardhekaltërit synojnë të kalojnë pengesën e parë dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt fazave të mëtejshme të kompeticionit më prestigjioz për klube në Evropë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Lituani, kurse ndeshja kthyese në Kosovë.












