Pavarësisht rolit të favoritit, Franca zhgënjeu në 45 minutat e para, duke mos krijuar pothuajse asnjë rast të pastër shënimi dhe duke hasur vështirësi në ndërtimin e lojës.
Në anën tjetër, Senegali u shfaq më i organizuar dhe më i rrezikshëm në sulm. Afrikanët ishin shumë pranë golit të epërsisë kur Jackson goditi shtyllën, duke i shpëtuar francezët nga pësimi i golit.
Me paraqitjen e deritanishme, Senegali lë përshtypjen e një skuadre më këmbëngulëse dhe më kërkuese për fitore, ndërsa Franca do të duhet të ndryshojë shumë në pjesën e dytë nëse dëshiron të marrë tre pikët.












