Ish-sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, ka shprehur admirimin e tij të madh për sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, i cili tani ka shënuar 14 gola në 15 paraqitje në Kupën e Botës.
“Mbappe është një superyll absolut. Siç thashë në pjesën e parë, je mjaft me fat si sulmues sepse mund të kesh 45 minuta si ai në pjesën e parë dhe të jesh zhgënjyes, dhe pastaj mund të dalësh dhe të kesh një pjesë të dytë siç ai e pati.”
“Ai është absolutisht i pabesueshëm. Pa dyshim, gjatë gjithë këtij turneu, ai do të vazhdojë të jetë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës”, tha ish-sulmuesi i Anglisë pas fitores 3-1 të Francës ndaj Senegalit.












