Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë.
Në mesin e protestuesve ka qenë edhe një i moshuar, i cili kërkoi nga Osmani, Kurti e Haxhiu “që t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët se a po i kryejnë detyrat sipas ligjeve të Kosovës”.
“A keni çika, a keni motra, a keni mbesa? Po me iu ndodh juve kështu në familje. Lutja jem është o prorkurorët e gjyqtarët e Kosovës, nëqoftëse s’i keni kryeni detyrat me ligj dhe kushtetutë të Kosovës, zoti ftyrën ia marroftë”, është shprehur ai.
“Unë jam Shukri Retkoceri, jetoj që 52 vjet në Ferizajin e poshtër”, tha i moshuari.











