Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ushtria amerikane: Do ta rregullojmë praninë në Kosovë bazuar në vendimin e fundit të NATO-s, KFOR-i kyç për stabilitetin

18/06/2026 - 13:27
në Lajme
A A
Ushtria amerikane: Do ta rregullojmë praninë në Kosovë bazuar në vendimin e fundit të NATO-s, KFOR-i kyç për stabilitetin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se prania ushtarake e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë do të kthehet në numrat e para vitit 2023. Ai ka treguar se do të ketë një zvogëlim prej 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 500 trupash varësisht nga rrethanat. Këtij rregullimi të prezencës ushtarake të NATO-s do t’i nënshtrohet edhe ushtria amerikane.

Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë konfirmuar se trupat amerikane do t’i nënshtrohen një rregullimi në përputhje me direktivat e fundit Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë [ SHAPE] në kuadër të NATO-s.

Kjo përshtatje e pjesëmarrjes së ushtrisë amerikane në misionin e KFOR-it në Kosovë, siç pohon Komanda Evropiane, do të bëhet në disa faza dhe duke u bazuar në vlerësimin e rrezikut.

Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të kryer nga Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), NATO do të optimizojë pozicionimin e misionit të saj në Kosovë (KFOR). Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të zbatojë një përshtatje graduale dhe të bazuar në vlerësimin e rrezikut të kontributit amerikan në KFOR, në përputhje me optimizimin e udhëzuar nga SHAPE”, ka thënë një zyrtar i Zyrtar i Komandës Evropiane të SHBA-së.

Nga Komanda Evropiane e SHBA-së thonë se pjesëmarrjen e tyre në KFOR vazhdojnë ta cilësojnë si një komponent kyç për stabilitetin rajonal.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta konsiderojnë këtë mision si një komponent kyç të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar për Gazetën Express ky zyrtar i Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, dje ka deklaruar se numri i trupave të KFOR-it do të shkojë nga 4 mijë e 700 në 3 mijë apo 3 mijë e 500, kjo për shkak të zhvillimeve pozitive që lidhen me sigurinë.

“Në këtë moment, shihni se KFOR-i ka një madhësi të përgjithshme prej rreth 4700 trupash. Ajo që do të bëjmë është të kthehemi në nivelet para vitit 2023, sigurisht, dhe në varësi të rrethanave, do të shihni një KFOR që ecën përpara me midis 3000 dhe 3500 trupa, dhe kjo mendoj se pasqyron situatën e përmirësuar të sigurisë, ku misioni i KFOR-it, sigurisht, mbetet absolutisht i përqendruar në misionin e tij kryesor”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj me trupa në KFOR. Aktualisht kanë në Kosovë 590 trupa.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë