Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ushtria amerikane: Do ta rregullojmë praninë në Kosovë bazuar në vendimin e fundit të NATO-s, KFOR-i kyç për stabilitetin

18/06/2026 - 13:27
në Lajme
A A
Ushtria amerikane: Do ta rregullojmë praninë në Kosovë bazuar në vendimin e fundit të NATO-s, KFOR-i kyç për stabilitetin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se prania ushtarake e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë do të kthehet në numrat e para vitit 2023. Ai ka treguar se do të ketë një zvogëlim prej 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 500 trupash varësisht nga rrethanat. Këtij rregullimi të prezencës ushtarake të NATO-s do t’i nënshtrohet edhe ushtria amerikane.

Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë konfirmuar se trupat amerikane do t’i nënshtrohen një rregullimi në përputhje me direktivat e fundit Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë [ SHAPE] në kuadër të NATO-s.

Kjo përshtatje e pjesëmarrjes së ushtrisë amerikane në misionin e KFOR-it në Kosovë, siç pohon Komanda Evropiane, do të bëhet në disa faza dhe duke u bazuar në vlerësimin e rrezikut.

Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të kryer nga Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), NATO do të optimizojë pozicionimin e misionit të saj në Kosovë (KFOR). Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të zbatojë një përshtatje graduale dhe të bazuar në vlerësimin e rrezikut të kontributit amerikan në KFOR, në përputhje me optimizimin e udhëzuar nga SHAPE”, ka thënë një zyrtar i Zyrtar i Komandës Evropiane të SHBA-së.

Nga Komanda Evropiane e SHBA-së thonë se pjesëmarrjen e tyre në KFOR vazhdojnë ta cilësojnë si një komponent kyç për stabilitetin rajonal.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta konsiderojnë këtë mision si një komponent kyç të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar për Gazetën Express ky zyrtar i Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, dje ka deklaruar se numri i trupave të KFOR-it do të shkojë nga 4 mijë e 700 në 3 mijë apo 3 mijë e 500, kjo për shkak të zhvillimeve pozitive që lidhen me sigurinë.

“Në këtë moment, shihni se KFOR-i ka një madhësi të përgjithshme prej rreth 4700 trupash. Ajo që do të bëjmë është të kthehemi në nivelet para vitit 2023, sigurisht, dhe në varësi të rrethanave, do të shihni një KFOR që ecën përpara me midis 3000 dhe 3500 trupa, dhe kjo mendoj se pasqyron situatën e përmirësuar të sigurisë, ku misioni i KFOR-it, sigurisht, mbetet absolutisht i përqendruar në misionin e tij kryesor”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj me trupa në KFOR. Aktualisht kanë në Kosovë 590 trupa.

JU REKOMANDOJMË

Rinumërimi i votave, Elezi jep detaje

Rinumërimi i votave, Elezi jep detaje
18/06/2026 - 14:21

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur sot procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 185 vendvotimeve. Ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen është prej 2498...

Më shumëDetails

Përmbyllja e numërimit, Kurti uron partitë për rezultatet: Tani është jetike të kemi kuvend, qeveri e president të zgjedhur

Përmbyllja e numërimit, Kurti uron partitë për rezultatet: Tani është jetike të kemi kuvend, qeveri e president të zgjedhur
18/06/2026 - 14:05

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-adresimi ka reaguar lidhur me përmbylljen e numërimi të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit. Kurti, në adresimin e tij, ka...

Më shumëDetails

Vjen reagimi i shefit të NATO-s pas marrëveshjes SHBA-Iran

Vjen reagimi i shefit të NATO-s pas marrëveshjes SHBA-Iran
18/06/2026 - 13:49

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se “mirëpret” memorandumin e SHBA-së me Iranin. “E mirëpres vërtet marrëveshjen. Mendoj se presidenti Trump arriti një marrëveshje të mirë”,...

Më shumëDetails

Auditori gjen shkelje në MINT, 29 pozita me ushtrues detyre, disa deri në 36 muaj

Auditori gjen shkelje në MINT, 29 pozita me ushtrues detyre, disa deri në 36 muaj
18/06/2026 - 13:45

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar parregullsi në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) lidhur me mbajtjen e pozitave me ushtrues detyre, në kundërshtim me afatet e...

Më shumëDetails

Promovohet libri “Unë jam Majlinda Kelmendi” në Panairin e Librit Prishtina 2026

Promovohet libri “Unë jam Majlinda Kelmendi” në Panairin e Librit Prishtina 2026
18/06/2026 - 13:36

Në kuadër të Panairit të Librit Prishtina 2026, do të promovohet libri biografik kushtuar kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, me titull “Unë jam Majlinda Kelmendi”. Promovimi i veprës do...

Më shumëDetails

Nuk respektuan lejen e ndërtimit, Komuna e Mitrovicës i ndërpren punimet e OKI Sh.P.K dhe Vizioni

Nuk respektuan lejen e ndërtimit, Komuna e Mitrovicës i ndërpren punimet e OKI Sh.P.K dhe Vizioni
18/06/2026 - 13:06

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar inspektimin dhe ndërmarrjen e masave në sektorin e ndërtimit në këtë komunë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Komuna ka njoftuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4