Ndarjet mes personazheve të njohur janë bërë të shpeshta kohët e fundit, ku disa rezultojnë të jenë reale, ndërsa për disa të tjera aludohet se bëhen për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
Së fundmi, në qendër të komenteve është vendosur raporti mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo, për të cilët po përflitet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, pavarësisht aludimeve për ndarje, shumë ndjekës po dyshojnë se mes tyre nuk ka pasur një shkëputje të vërtetë dhe se e gjithë situata mund të jetë krijuar vetëm për të rikthyer vëmendjen.
Një detaj që ka rënë në sy së fundmi duket se po i përforcon edhe më shumë këto dyshime. Brikena vazhdon ende të ndjekë në Instagram llogaritë që publikojnë dhe përditësojnë momentet e përbashkëta të saj me Mateon.
Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një tregues se mes çiftit mund të mos ketë pasur ndarje dhe se raporti i tyre mund të vazhdojë ende.














