Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si do të veprojë SHBA me Kosovën nëse refuzon gazin amerikan, sipas Agon Maliqit?

21/06/2026 - 09:13
në Lajme
A A
Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Agon Maliqi, ka dhënë një alarm të fortë sa i përket pasojave diplomatike dhe ushtarake që e presin Kosovën nëse refuzohet projekti strategjik për gazin amerikan.

Sipas Maliqit, Kosova rrezikon të mbetet prapa të gjitha trendeve ekonomike dhe politike në rajon, duke humbur mbështetjen jetike të Uashingtonit në një moment kritik të konsolidimit të shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Maliqi ka tërhequr vërejtjen se marrëdhënia me SHBA-në nuk mund të banalizohet me idenë se “nuk ka ndodhur asgjë” nga refuzimet e deritanishme.

“Ndodh që Kosova si në shumë fusha të tjera mbetet mbrapa. Pra, mbetet mbrapa e të gjitha trendeve ekonomike dhe politike. Nuk do ta ketë le të themi mbështetjen politike të nevojshme dhe ne kemi nevojë për mbështetjen diplomatike të SHBA-ve për shumë çështje në arenën ndërkombëtare sepse akoma e kemi të pazgjidhur një pjesë të konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare do të mbetet… rrezikon pra edhe pjesën e mbështetjes për FSK-në, pra kur nuk je partner strategjik në fusha që janë strategjike për SHBA-të nuk mund të presim që SHBA-të të jenë mbështetës i atyre pikave që janë strategjike për Kosovën. Pra kjo çështje nuk mund të banalizohet tani se ekziston një pjesë e opinionit publik që thotë po ne i kemi refuzuar shumë gjëra të tjera dhe nuk ka ndodhur asgjë”, tha Maliqi për “Betimi për Drejtësi“.

Ai thotë se ndonëse SHBA-ja nuk do ta çnjohë Kosovën, vendi rrezikon të mbetet një “shtet i cunguar”, pa kapacitete energjetike dhe pa mbështetjen ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ai ka përmendur si shembull faktin se si mbarë rajoni– përfshirë edhe Serbinë përmes projekteve të reja me gjigantin amerikan “Bechtel”– po bëhet pjesë e arkitekturës së re energjetike të SHBA-së, ndërsa Kosova po mbetet e izoluar.

“Është e vërtetë, SHBA-të nuk do ta çnjohin Kosovën, SHBA-të nuk do ta.. domethënë akoma Kosova mbetet shtet, mirëpo Kosova mbetet shtet i cunguar, pa kapacitete energjetike dhe pa mbështetjen e nevojshme politike dhe ushtarake të SHBA-ve në një moment kur ka jashtëzakonisht shumë nevojë për të dhe në një moment kur i gjithë rajoni po bëhet pjesë e kësaj arkitekture, përfshi edhe Serbinë dhe jo vetëm me gaz, por edhe me kapacitete të tjera energjetike. Ne kemi këtë javë një projekt të SHBA-ve me Bechtel-in për ndërtimin e hidrocentralit në Serbi. Pra, i gjithë rajoni po bëhet pjesë e kësaj arkitekturë të energjisë. Vetëm ne po mbetemi jashtë dhe kjo na heq domethënë jo vetëm mundësitë për domethënë për zhvillim ekonomik sepse energjia është thelb i kësaj. Por, edhe na dobëson nga perspektiva e marrëdhënies, nivelit të marrëdhënies, cilësisë së marrëdhënies me SHBA-të në temat e sigurisë dhe ato diplomatike”, shtoi Maliqi.

Për më shumë, ndiqeni emisionin “Refuzimi i gazit amerikan a cenon sigurinë kombëtare dhe raportet strategjike me ShBA-në?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë