Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

22/06/2026 - 19:30
në Lajme
A A
136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar parregullsi në zbatimin e një kontrate të Komunës së Fushë Kosovës, ku stafi i angazhuar gjatë realizimit të kontratës nuk përputhej me stafin e deklaruar në ofertën fituese.

Sipas Raportit të Auditimit për vitin 2025, bëhet fjalë për tenderin për “Ofrimin e shërbimeve shëndetësore, sociale, arsimore, ambientale dhe administrative të përgjithshme”.

Auditori konstaton se në dokumentet e tenderit ishte përcaktuar që operatori ekonomik fitues, që sipas burimeve është organizata CARITAS, para nënshkrimit të kontratës, duhej të dorëzonte listën e stafit të planifikuar për angazhim dhe se autoriteti kontraktues kishte të drejtë të verifikonte vazhdimisht angazhimin e tyre.

Sipas raportit, lista e dorëzuar nga operatori ekonomik CARITAS përmbante 136 persona me profile të ndryshme profesionale.

Megjithatë, gjatë auditimit është konstatuar se gjatë zbatimit të kontratës nuk ishte përdorur kjo listë. Në vend të saj ishte përdorur një listë tjetër operative, e hartuar dhe e ndryshuar gjatë realizimit të kontratës, e cila përmbante 148 punëtorë.

“Stafi i angazhuar nuk përputhej me stafin e deklaruar. Struktura dhe numri i stafit të angazhuar gjatë ekzekutimit të kontratës nuk reflektonte në mënyrë të plotë stafin e deklaruar dhe të vlerësuar gjatë procesit të tenderimit”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas auditorit, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve dhe verifikimeve të mjaftueshme nga menaxheri i kontratës lidhur me përputhshmërinë e stafit të angazhuar me listën e stafit të deklaruar në ofertë dhe kontratë.

ZKA vlerëson se mospërputhja ndërmjet stafit të deklaruar në ofertë dhe stafit të përdorur gjatë realizimit të kontratës e dobëson kontrollin mbi zbatimin e saj dhe rrit rrezikun që kontrata të mos zbatohet sipas kushteve dhe kritereve mbi të cilat është bërë vlerësimi dhe dhënia e saj.

Për këtë arsye, auditori i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës që të sigurojë verifikime të rregullta dhe të dokumentuara për përputhshmërinë e stafit të angazhuar me stafin e deklaruar në ofertë dhe kontratë, me qëllim garantimin e zbatimit të kontratave sipas kushteve të përcaktuara.

Vlen të theksohet se gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025, deri në tetor, Komuna e Fushë Kosovës është udhëhequr nga Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Kujdestari.info/

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë