Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka përjetoi Shehrije Balaj dhe çka deklaroi në Gjykatën e Lartë në Beograd?

24/06/2026 - 22:50
në Lajme
A A
Çka përjetoi Shehrije Balaj dhe çka deklaroi në Gjykatën e Lartë në Beograd?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ishte data 14 maj e vitit 1999.

Shehrije Balaj po përpiqej të gjente diçka me të cilën do të shtronte tavolinën e bukës për dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, në një shtëpi të vogël në Bllagajë. Rezervat kishin mbaruar. Edhe mielli. Papritur, u dëgjuan krisma pushkësh. Ishte kohë lufte. Ajo u kërkoi fëmijëve të mos dilnin nga shtëpia. As në oborr.

“Maj në mend kur janë ardhë për së pari serbët me një 101-sh qitu, se kjo o kanë ledinje, në këtë asfaltin kur jon ardhë e kanë marre nanën, babën e kanë rrehë. Baba po, o kanë atëherë me ne, e kanë rrehë përpara neve, me kondakt, 5 vetë kanë sjellë në të. E kanë zhag për toke, unë e motra kemi kajtë mbi të. Pyetje: Ti i ke pa dmth: Po po në oborr, si qitu o kanë ajo far, o kanë një pompë qitu qe, mbi pombë, i nijshim tu piskatë, i kanë marrë e i kanë bo, me qivita knej, me shenja janë kanë”, rrëfen Haxhi Balaj, për emisonin MAT në Klan Kosova.

“Ishin katër veta… të armatosur”, kishte deklaruar vetë Shehrije Balaj, në Gjykatën e Lartë në Beograd, për përjetimet e saj, e të cilën deklaratë dhe procesin në tërësi e ka siguruar emisoni MAT në Klan Kosova.

“Më morën me forcë, më futën në një veturë… më mbanin armën dhe më kërcënonin. Nuk e dija ku po më çonin… isha e hutuar, e frikësuar… më binte të fikët”.

Këtë rrëfim, të mbushur me dhimbje dhe frikë, Shehrije Balaj e shpalosi për herë të parë, para një trupi gjykues në Beograd, më 20 qershor të vitit 2013.

Në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte, 11 persona, ndër ta ish-komandanti i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Miladinović, u akuzuan për veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile” gjatë muajit maj të vitit 1999 në fshatërat Qysghk, Pavlan, Zahaq dhe Ljubenicë e komunës së Pejës, ku mbi 60 civilë shqiptarë mbetën të vrarë e masakruar nga forcat serbe.

“Isha me dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Sa vjeç ishin atëherë?

Djali ishte 11 vjeç, ndërsa vajza 7 vjeçe. Djali u frikësua shumë kur më kapën mua, edhe unë u lagia nga frika kur më morën me vete.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Më tregoni sa veta erdhën te ju në shtëpi dhe sa ishin?

Ishin katër veta. Kishin mjekra, fytyrat i kishin të lyera me një ngjyrë të verdhë, e gjithë fytyra u ishte lyer me atë ngjyrë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A kishin ata…

Kishin uniforma me ngjyra të përziera, pra rroba ushtarake.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A kishin diçka në kokë, a kishin armë?

Po, të gjithë ishin të armatosur.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A kishin në kokë ndonjë kapelë apo diçka tjetër?

Po, kishin kapele. Disa kishin edhe, si të them, kapele të llojllojshme dhe kishin mjekra të mëdha, disa kishin fytyrën të lyer me diçka të verdhë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A i keni dëgjuar nëse flisnin diçka, çfarë gjuhe flisnin?

Flisnin serbisht.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A ju thanë diçka juve apo burrit tuaj?

Jo, nuk më thanë asgjë, vetëm më thanë “ti do të vish me ne”. Burrin e rrahën dhe unë i tërhoqa fëmijët pranë vetes, por ata më kapën për flokësh dhe më futën në atë veturë, më mbanin armën këtu dhe automatikun, dhe pastaj më thanë “pse po frikësohesh”, si të mos frikësohesha. U alivanosha dhe që atëherë vuaj nga ajo dhe nuk ndihem mirë. Kam probleme në kokë dhe në shumë gjëra.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë, çfarë veture ishte ajo me të cilën ju morën?

Ishte si një xhip.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Çfarë ngjyre ishte ai xhip?

Nuk e mbaj mend, kam qenë e trullosur, jam alivanosur dhe vërtet nuk e di fare çfarë ngjyre ishte dhe çfarë ndodhi afërsisht.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Më tregoni, përafërsisht në çfarë ore ka ndodhur, në mëngjes, pasdite apo në mbrëmje?

Ka qenë rreth orës 12, por a më kanë mbajtur deri në 2 apo deri në 3, nuk e di saktë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A e dini ku ju kanë çuar pasi ju nxorën nga shtëpia?

Nuk e di as në cilin drejtim kanë shkuar fëmijët, kur jam kthyer nuk kam gjetur askënd në fshat. Më kanë rrahur dhe më kanë përdhunuar dhe më kanë bërë gjithçka, nuk e di fare çfarë më kanë bërë. Kam shkuar nëpër shtëpi të huaja, kam kërkuar pak ujë për të pirë, më kanë detyruar me zor të pi birrë, por unë nuk pi birrë, nuk kam mundur ta pi.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A jeni përdhunuar dhe a ju kanë rrahur aty në shtëpi para burrit dhe fëmijëve apo kjo ka ndodhur më vonë kur…?

Jo, fillimisht më kanë rrahur, pastaj më futën në veturë dhe pastaj më kanë çuar diku, nuk e di fare ku më kanë çuar, ndërsa fëmijët filluan të qanin, thërrisnin “mama, mama”.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë, më tregoni, nga ata katër, sa prej tyre ju kanë përdhunuar?

Ishin katër.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Të katërt ju kanë përdhunuar?

Po, të gjithë, sepse nuk e dija fare ku ndodhesha, dikush më mbante, dikush më përdhunonte, kam qenë plotësisht……kam qenë e humbur plotësisht, nuk kam ditur asgjë dhe as tani nuk e di fare çfarë më kanë bërë, por e di që më kanë përdhunuar.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë, më tregoni, pastaj ata janë larguar dhe ju kanë lënë aty apo ju kanë çuar diku tjetër?

Po, më kanë lënë në një pyll, në një shteg dhe pastaj unë kam ikur. Në fakt ata kanë ikur, ndërsa unë nuk e di ku kanë shkuar. Kur kam ardhur në vete, kam ikur dhe jam nisur në drejtim të shtëpisë, pastaj kam hyrë nëpër shtëpi të huaja dhe kam kërkuar ujë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Dhe kur jeni takuar me familjen tuaj?

Në mbrëmje jemi mbledhur, disa aty, disa atje, dhe unë nuk e dija as ku ndodhesha.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A i gjetët fëmijët dhe burrin?

Po, atëherë fëmijët erdhën te fqinjët, erdhi edhe burri, dhe fqinjët më dhanë ujë dhe mezi erdha në vete.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A keni pasur lëndime?

Po, po, në kokë kam pasur, dhe kur kam arritur në oborr nuk e kam ditur as që kam arritur aty, as kush më ka sjellë, as kush më ka lënë. Vetëm di që më kanë thënë “ik prej këtu”. Unë kam ikur dhe disa vite kam jetuar në Crna Gora (Mal i Zi)”, kishte deklaruar Shehrije Balaj, deklaratë kjo të cilën emisioni MAT e ka cenzuruar në disa pjesë të saj, për shkak të ndjeshmërisë.

Për këtë periudhë, djali i sja, Haxhi Balaj kishte deklaruar se “nana ka nejët gati 7-8 orë, cka i kanë bo qatje, e kanë marrë, tha, më kanë marrë më kanë qu te shinat e trenit, më kanë bo kahre, e kanë dhunu e kanë rrehë, i Kanë dhanë me pi alkohol, raki, pije me zor, qashtu qe….

Kur e kanë lëshu, e kanë lëshu në aksham, qaty qe, e ka pa smaicën e shkyme, qivita, vreda, ka pasë, e kanë rrehë, thojke me thikë, ma afrojshin thikën këtu, me pa tmerr, cka kanë bo në të. Pyetje: A e ke pa ti nënën tënde kur e kanë kthy në, bremje? Po kur e kanë pru e kanë pru katastrofë. Pyetje: A ka ardhë vet a e kanë pru ata? Qatij e kanë lanë e shinat e trenit, e o ardhë vet, masi kanë bo çka kanë deshtë vet ata. Ju kanë hi katuneve rendë. Pyetje: Çka ka thanë nëna jot e kur ka ardhë në shtëpi? Nana tha, shyqyr tha që kom pshtu me qikaq, po prej atëherë edhe asja ju kujtojke, çka ka ndodhë”.

“Zëvendësprokurori: Do të bëja, duke marrë parasysh gjendjen e dëshmitares, vetëm disa pyetje. Sa larg është shtëpia e saj nga rruga kryesore? Përmendet rruga kryesore për në Tushiq, Pavlan e kështu me radhë.

Dëshmitarja Shehrije Balja: Në këmbë rreth pesë minuta.

Zëvendësprokurori: A është afër fshatit Pavlan?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Po, po.

Zëvendësprokurori: A mund të jepni një përshkrim më të afërt të këtyre katër personave, çfarë stature kishin?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Po, ishin të gjatë, të aftë, me uniforma, por unë kam harruar shumë, ka kaluar shumë kohë, e kam edhe këtë problem, dhe tani nuk ndihem mirë, nuk guxoj të dal vetëm, duhet dikush të jetë pranë meje, menjëherë ndihem keq dhe kam të fikët e rrëzohem.

Zëvendësprokurori: Thoni se ishin me uniforma, a mund të na tregoni çfarë ngjyre ishte uniforma?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Ngjyrë e verdhë, laramane.

Zëvendësprokurori: A anon ajo ngjyrë kah e gjelbra apo kah ndonjë ngjyrë tjetër?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Po, ishte ngjyrë e gjelbër në të verdhë, verdhë-gjelbër.

Zëvendësprokurori: A ishte ajo ngjyra e ushtrisë apo e policisë?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Jo, ishte ngjyra e ushtrisë.

Zëvendësprokurori: Nuk kam më pyetje”, ishte përgjigjur Shehrija edhe pyetjeve të zëvendës prokurorit në këtë rast gjykimi.

“Kryetari i trupit gjykues: Mirë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A e keni raportuar ju zonja Balja këtë ngjarje pas përfundimit të luftës? Apo gjatë luftës, a keni shkuar në polici atë ditë ose të nesërmen?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALJA: Kemi shkuar te pjesëtarët e KFOR-it – aty ua treguam çfarë kishte ndodhur. Ata na thanë “do t’ju ndihmojmë”, por pas kësaj u detyrova të ik dhe ta lëshoj shtëpinë. Pastaj shtëpia u dogj dhe u detyrova të largohem. U frikësova të qëndroja aty sepse më kishte ndodhur diçka shumë e keqe.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Prisni, por kur keni ikur ju, kur ju është djegur shtëpia? KFOR-i nuk ishte në maj të vitit 1999.

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALJA: Ne kur e lamë shtëpinë, atëherë e dogjën sepse na thanë të dilnim jashtë nga shtëpia, përndryshe do t’ju vrasim. Atëherë u frikësova dhe mendova “hajde t’i shpëtoj fëmijët”, dhe kështu ika.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Kur ka ndodhur kjo? Po atë ditë kur jeni përdhunuar apo ndonjë ditë tjetër?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: Jo, jo, pas një muaji, sepse nuk kishim ku të vendoseshim, ishim nëpër fusha, nëpër livadhe dhe pastaj këta nga familja shkuan në Mal të Zi, dhe na thanë që edhe ju të largoheni, përndryshe do t’ju vrasim. Dhe nga frika edhe unë ika.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Pra, e gjithë kjo ka ndodhur një muaj pas kësaj ngjarjeje? Pastaj keni shkuar në Mal të Zi?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: Po. Kur shtëpia u dogj, unë nuk kam qenë në shtëpi, sepse na thanë të dilnim dhe nga frika dola, dhe pastaj shtëpia u dogj.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë. Dhe tani, ajo që ju pyeta: atë ditë kur përfundoi e gjithë kjo dhe u takuat me familjen, a shkuat, për shembull, të nesërmen apo dy-tri ditë më vonë në polici në Pejë për ta raportuar atë që ju ndodhi?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: E kam raportuar rastin pas një muaji, sepse nga frika nuk guxonim të shkonim askund. Ishte shumë e vështirë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë. A jeni në gjendje ndoshta të njihni ndonjërin nga ata që jua kanë bërë këtë apo jo?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: Jo, nuk mund t’i kujtoj. Ishin shumë dhe të armatosur, dhe që nga ajo kohë nuk ndihem mirë. Di vetëm që jam keqtrajtuar seksualisht, dhe pastaj kam rënë pa ndjenja. Nuk e kam ditur as ku ndodhesha, as ku jam”, kishte deklaruar Shehrije Balaj, për përjetimet e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: Jo, nuk mund t’i kujtoj. Ishin shumë dhe të armatosur, dhe që nga ajo kohë nuk ndihem mirë. Di vetëm që jam keqtrajtuar seksualisht, dhe pastaj kam rënë pa ndjenja. Nuk e kam ditur as ku ndodhesha, as ku jam”, kishte deklaruar Shehrije Balaj, për përjetimet e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë