Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka përjetoi Shehrije Balaj dhe çka deklaroi në Gjykatën e Lartë në Beograd?

24/06/2026 - 22:50
në Lajme
A A
Çka përjetoi Shehrije Balaj dhe çka deklaroi në Gjykatën e Lartë në Beograd?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ishte data 14 maj e vitit 1999.

Shehrije Balaj po përpiqej të gjente diçka me të cilën do të shtronte tavolinën e bukës për dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, në një shtëpi të vogël në Bllagajë. Rezervat kishin mbaruar. Edhe mielli. Papritur, u dëgjuan krisma pushkësh. Ishte kohë lufte. Ajo u kërkoi fëmijëve të mos dilnin nga shtëpia. As në oborr.

“Maj në mend kur janë ardhë për së pari serbët me një 101-sh qitu, se kjo o kanë ledinje, në këtë asfaltin kur jon ardhë e kanë marre nanën, babën e kanë rrehë. Baba po, o kanë atëherë me ne, e kanë rrehë përpara neve, me kondakt, 5 vetë kanë sjellë në të. E kanë zhag për toke, unë e motra kemi kajtë mbi të. Pyetje: Ti i ke pa dmth: Po po në oborr, si qitu o kanë ajo far, o kanë një pompë qitu qe, mbi pombë, i nijshim tu piskatë, i kanë marrë e i kanë bo, me qivita knej, me shenja janë kanë”, rrëfen Haxhi Balaj, për emisonin MAT në Klan Kosova.

“Ishin katër veta… të armatosur”, kishte deklaruar vetë Shehrije Balaj, në Gjykatën e Lartë në Beograd, për përjetimet e saj, e të cilën deklaratë dhe procesin në tërësi e ka siguruar emisoni MAT në Klan Kosova.

“Më morën me forcë, më futën në një veturë… më mbanin armën dhe më kërcënonin. Nuk e dija ku po më çonin… isha e hutuar, e frikësuar… më binte të fikët”.

Këtë rrëfim, të mbushur me dhimbje dhe frikë, Shehrije Balaj e shpalosi për herë të parë, para një trupi gjykues në Beograd, më 20 qershor të vitit 2013.

Në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte, 11 persona, ndër ta ish-komandanti i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Miladinović, u akuzuan për veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile” gjatë muajit maj të vitit 1999 në fshatërat Qysghk, Pavlan, Zahaq dhe Ljubenicë e komunës së Pejës, ku mbi 60 civilë shqiptarë mbetën të vrarë e masakruar nga forcat serbe.

“Isha me dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Sa vjeç ishin atëherë?

Djali ishte 11 vjeç, ndërsa vajza 7 vjeçe. Djali u frikësua shumë kur më kapën mua, edhe unë u lagia nga frika kur më morën me vete.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Më tregoni sa veta erdhën te ju në shtëpi dhe sa ishin?

Ishin katër veta. Kishin mjekra, fytyrat i kishin të lyera me një ngjyrë të verdhë, e gjithë fytyra u ishte lyer me atë ngjyrë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A kishin ata…

Kishin uniforma me ngjyra të përziera, pra rroba ushtarake.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A kishin diçka në kokë, a kishin armë?

Po, të gjithë ishin të armatosur.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A kishin në kokë ndonjë kapelë apo diçka tjetër?

Po, kishin kapele. Disa kishin edhe, si të them, kapele të llojllojshme dhe kishin mjekra të mëdha, disa kishin fytyrën të lyer me diçka të verdhë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A i keni dëgjuar nëse flisnin diçka, çfarë gjuhe flisnin?

Flisnin serbisht.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A ju thanë diçka juve apo burrit tuaj?

Jo, nuk më thanë asgjë, vetëm më thanë “ti do të vish me ne”. Burrin e rrahën dhe unë i tërhoqa fëmijët pranë vetes, por ata më kapën për flokësh dhe më futën në atë veturë, më mbanin armën këtu dhe automatikun, dhe pastaj më thanë “pse po frikësohesh”, si të mos frikësohesha. U alivanosha dhe që atëherë vuaj nga ajo dhe nuk ndihem mirë. Kam probleme në kokë dhe në shumë gjëra.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë, çfarë veture ishte ajo me të cilën ju morën?

Ishte si një xhip.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Çfarë ngjyre ishte ai xhip?

Nuk e mbaj mend, kam qenë e trullosur, jam alivanosur dhe vërtet nuk e di fare çfarë ngjyre ishte dhe çfarë ndodhi afërsisht.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Më tregoni, përafërsisht në çfarë ore ka ndodhur, në mëngjes, pasdite apo në mbrëmje?

Ka qenë rreth orës 12, por a më kanë mbajtur deri në 2 apo deri në 3, nuk e di saktë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A e dini ku ju kanë çuar pasi ju nxorën nga shtëpia?

Nuk e di as në cilin drejtim kanë shkuar fëmijët, kur jam kthyer nuk kam gjetur askënd në fshat. Më kanë rrahur dhe më kanë përdhunuar dhe më kanë bërë gjithçka, nuk e di fare çfarë më kanë bërë. Kam shkuar nëpër shtëpi të huaja, kam kërkuar pak ujë për të pirë, më kanë detyruar me zor të pi birrë, por unë nuk pi birrë, nuk kam mundur ta pi.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A jeni përdhunuar dhe a ju kanë rrahur aty në shtëpi para burrit dhe fëmijëve apo kjo ka ndodhur më vonë kur…?

Jo, fillimisht më kanë rrahur, pastaj më futën në veturë dhe pastaj më kanë çuar diku, nuk e di fare ku më kanë çuar, ndërsa fëmijët filluan të qanin, thërrisnin “mama, mama”.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë, më tregoni, nga ata katër, sa prej tyre ju kanë përdhunuar?

Ishin katër.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Të katërt ju kanë përdhunuar?

Po, të gjithë, sepse nuk e dija fare ku ndodhesha, dikush më mbante, dikush më përdhunonte, kam qenë plotësisht……kam qenë e humbur plotësisht, nuk kam ditur asgjë dhe as tani nuk e di fare çfarë më kanë bërë, por e di që më kanë përdhunuar.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë, më tregoni, pastaj ata janë larguar dhe ju kanë lënë aty apo ju kanë çuar diku tjetër?

Po, më kanë lënë në një pyll, në një shteg dhe pastaj unë kam ikur. Në fakt ata kanë ikur, ndërsa unë nuk e di ku kanë shkuar. Kur kam ardhur në vete, kam ikur dhe jam nisur në drejtim të shtëpisë, pastaj kam hyrë nëpër shtëpi të huaja dhe kam kërkuar ujë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Dhe kur jeni takuar me familjen tuaj?

Në mbrëmje jemi mbledhur, disa aty, disa atje, dhe unë nuk e dija as ku ndodhesha.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A i gjetët fëmijët dhe burrin?

Po, atëherë fëmijët erdhën te fqinjët, erdhi edhe burri, dhe fqinjët më dhanë ujë dhe mezi erdha në vete.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A keni pasur lëndime?

Po, po, në kokë kam pasur, dhe kur kam arritur në oborr nuk e kam ditur as që kam arritur aty, as kush më ka sjellë, as kush më ka lënë. Vetëm di që më kanë thënë “ik prej këtu”. Unë kam ikur dhe disa vite kam jetuar në Crna Gora (Mal i Zi)”, kishte deklaruar Shehrije Balaj, deklaratë kjo të cilën emisioni MAT e ka cenzuruar në disa pjesë të saj, për shkak të ndjeshmërisë.

Për këtë periudhë, djali i sja, Haxhi Balaj kishte deklaruar se “nana ka nejët gati 7-8 orë, cka i kanë bo qatje, e kanë marrë, tha, më kanë marrë më kanë qu te shinat e trenit, më kanë bo kahre, e kanë dhunu e kanë rrehë, i Kanë dhanë me pi alkohol, raki, pije me zor, qashtu qe….

Kur e kanë lëshu, e kanë lëshu në aksham, qaty qe, e ka pa smaicën e shkyme, qivita, vreda, ka pasë, e kanë rrehë, thojke me thikë, ma afrojshin thikën këtu, me pa tmerr, cka kanë bo në të. Pyetje: A e ke pa ti nënën tënde kur e kanë kthy në, bremje? Po kur e kanë pru e kanë pru katastrofë. Pyetje: A ka ardhë vet a e kanë pru ata? Qatij e kanë lanë e shinat e trenit, e o ardhë vet, masi kanë bo çka kanë deshtë vet ata. Ju kanë hi katuneve rendë. Pyetje: Çka ka thanë nëna jot e kur ka ardhë në shtëpi? Nana tha, shyqyr tha që kom pshtu me qikaq, po prej atëherë edhe asja ju kujtojke, çka ka ndodhë”.

“Zëvendësprokurori: Do të bëja, duke marrë parasysh gjendjen e dëshmitares, vetëm disa pyetje. Sa larg është shtëpia e saj nga rruga kryesore? Përmendet rruga kryesore për në Tushiq, Pavlan e kështu me radhë.

Dëshmitarja Shehrije Balja: Në këmbë rreth pesë minuta.

Zëvendësprokurori: A është afër fshatit Pavlan?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Po, po.

Zëvendësprokurori: A mund të jepni një përshkrim më të afërt të këtyre katër personave, çfarë stature kishin?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Po, ishin të gjatë, të aftë, me uniforma, por unë kam harruar shumë, ka kaluar shumë kohë, e kam edhe këtë problem, dhe tani nuk ndihem mirë, nuk guxoj të dal vetëm, duhet dikush të jetë pranë meje, menjëherë ndihem keq dhe kam të fikët e rrëzohem.

Zëvendësprokurori: Thoni se ishin me uniforma, a mund të na tregoni çfarë ngjyre ishte uniforma?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Ngjyrë e verdhë, laramane.

Zëvendësprokurori: A anon ajo ngjyrë kah e gjelbra apo kah ndonjë ngjyrë tjetër?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Po, ishte ngjyrë e gjelbër në të verdhë, verdhë-gjelbër.

Zëvendësprokurori: A ishte ajo ngjyra e ushtrisë apo e policisë?

Dëshmitarja Shehrije Balja: Jo, ishte ngjyra e ushtrisë.

Zëvendësprokurori: Nuk kam më pyetje”, ishte përgjigjur Shehrija edhe pyetjeve të zëvendës prokurorit në këtë rast gjykimi.

“Kryetari i trupit gjykues: Mirë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: A e keni raportuar ju zonja Balja këtë ngjarje pas përfundimit të luftës? Apo gjatë luftës, a keni shkuar në polici atë ditë ose të nesërmen?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALJA: Kemi shkuar te pjesëtarët e KFOR-it – aty ua treguam çfarë kishte ndodhur. Ata na thanë “do t’ju ndihmojmë”, por pas kësaj u detyrova të ik dhe ta lëshoj shtëpinë. Pastaj shtëpia u dogj dhe u detyrova të largohem. U frikësova të qëndroja aty sepse më kishte ndodhur diçka shumë e keqe.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Prisni, por kur keni ikur ju, kur ju është djegur shtëpia? KFOR-i nuk ishte në maj të vitit 1999.

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALJA: Ne kur e lamë shtëpinë, atëherë e dogjën sepse na thanë të dilnim jashtë nga shtëpia, përndryshe do t’ju vrasim. Atëherë u frikësova dhe mendova “hajde t’i shpëtoj fëmijët”, dhe kështu ika.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Kur ka ndodhur kjo? Po atë ditë kur jeni përdhunuar apo ndonjë ditë tjetër?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: Jo, jo, pas një muaji, sepse nuk kishim ku të vendoseshim, ishim nëpër fusha, nëpër livadhe dhe pastaj këta nga familja shkuan në Mal të Zi, dhe na thanë që edhe ju të largoheni, përndryshe do t’ju vrasim. Dhe nga frika edhe unë ika.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Pra, e gjithë kjo ka ndodhur një muaj pas kësaj ngjarjeje? Pastaj keni shkuar në Mal të Zi?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: Po. Kur shtëpia u dogj, unë nuk kam qenë në shtëpi, sepse na thanë të dilnim dhe nga frika dola, dhe pastaj shtëpia u dogj.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë. Dhe tani, ajo që ju pyeta: atë ditë kur përfundoi e gjithë kjo dhe u takuat me familjen, a shkuat, për shembull, të nesërmen apo dy-tri ditë më vonë në polici në Pejë për ta raportuar atë që ju ndodhi?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: E kam raportuar rastin pas një muaji, sepse nga frika nuk guxonim të shkonim askund. Ishte shumë e vështirë.

KRYETARI I TRUPIT GJYKUES: Mirë. A jeni në gjendje ndoshta të njihni ndonjërin nga ata që jua kanë bërë këtë apo jo?

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: Jo, nuk mund t’i kujtoj. Ishin shumë dhe të armatosur, dhe që nga ajo kohë nuk ndihem mirë. Di vetëm që jam keqtrajtuar seksualisht, dhe pastaj kam rënë pa ndjenja. Nuk e kam ditur as ku ndodhesha, as ku jam”, kishte deklaruar Shehrije Balaj, për përjetimet e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

DËSHMITARJA SHEHRIJE BALA: Jo, nuk mund t’i kujtoj. Ishin shumë dhe të armatosur, dhe që nga ajo kohë nuk ndihem mirë. Di vetëm që jam keqtrajtuar seksualisht, dhe pastaj kam rënë pa ndjenja. Nuk e kam ditur as ku ndodhesha, as ku jam”, kishte deklaruar Shehrije Balaj, për përjetimet e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

“Mos t’na ndodhë e njëjta lojë”, apeli i Haradinajt për opozitën: Mund të merremi vesh për Qeveri, kandidat për president, kryeparlamentar

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”
24/06/2026 - 22:59

Ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha në Presisng në T7 se për të mos ndodhur “loja e njëjtë”, për të mos shkuar vendi sërish në zgjedhje, opozita mund të merret...

Më shumëDetails

A ka pretendime për postin e presidentit? Përgjigjet Haradinaj

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
24/06/2026 - 22:39

Ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha në Presisng në T7 se do të ishte mirë që “opozita ta bëjë një marrëveshje mes vete”, dhe të tejkalojë pengesat. “Është më mirë...

Më shumëDetails

Haziri: LDK nuk është ende aty ku duhet, synimi mbetet rikthimi si partia e parë në Kosovë

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
24/06/2026 - 22:24

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit është më i mirë se ai i 28 dhjetorit, por sipas tij, Lidhja Demokratike...

Më shumëDetails

Haradinaj: Kurti po e lodhë vendin, sikur ta vazhdonim marrëdhënien e mirë me SHBA 10 herë më shumë do të vinte armatim, pa pare

Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
24/06/2026 - 22:14

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “po e lodhë Kosovën duke mos i krijuar institucionet”. “Është një lloj torture, përpos atyre 100...

Më shumëDetails

Ferati: Përparim Rama nuk është anëtar i LDK-së

Ferati: Përparim Rama nuk është anëtar i LDK-së
24/06/2026 - 22:00

Mes debatit për zhvillimet e fundit në LDK, kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka komentuar edhe statusin e Përparim Ramës brenda partisë. I pyetur nëse Rama është pjesë...

Më shumëDetails

Gjyqi i dytë i Thaçit: Gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
24/06/2026 - 21:47

Fundi iu shty sërish. Rasti për tentim-pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara, nuk u finalizua më 19 qershor me dorëzimin e dosjeve përfundimtare, e cila qe datë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë