
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Çeki nga kryetari i Senatit atje, Milos Vystrcil.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Osmani tha se ka kërkuar nga kryetari Vystrcil përkrahje për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së.
“Kam kërkuar nga Kryetari Vystrčil përkrahje për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së si dhe përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe, si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO.”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Falenderoj kryetarin e Senatit Çek, Miloš Vystrčil, për pritjen dhe bashkëbisedimin e përzemërt. Populli i Kosovës dhe populli çek asnjëherë nuk e marrin si të mirëqenë lirinë e fituar me shumë mund, prandaj qëndrojmë të bashkuar tani kur këto vlera rrezikohen në kontinentin tonë.
Kam kërkuar nga Kryetari Vystrčil përkrahje për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së si dhe përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe, si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO.
Po punojmë ngushtë me institucionet dhe partnerët tanë çekë për t’i dhënë rrugë të qartë integrimit evropian të Republikës së Kosovës përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së.












