Njoftimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënës ka nxitur reagime të shumta.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër qasjen e ministrit Murati dhe qeverisë së Kosovës.
Haxhi ka thënë se Murati që ofendonte veteranët e UÇK-së si mercenarë, tash po i shantazhon mësimdhënësit.
Ai ka thënë se qeveria urgjentisht duhet të lë inatet e të gjejë zgjidhje për mësimdhënësit duke ua rritur pagat, kurse nëse Murati nuk mund ta gjej zgjidhjen atëherë të japë dorëheqje.
“Mos i kërcnoni mësimdhënësit sepse ata kanë të drejtë, kriza dhe inflacioni janë rritë, sipas Qeverisë edhe buxheti i Kosovës është rritë,andaj duhet të rriten edhe pagat.” – shkruan ndër të tjera Haxhiu.
Postimi i plotë:
Ai që ka ofenduar veteranët e UÇK-së “mercenar” Murati tani shantazhon e kërcnon mësimdhënësit.
Urgjentisht duhet Qeveria Kurti të lërë inatet dhe të gjejnë zgjidhje me Sindikatat.
Nëse ministri Murati ” mercenari”, nuk është i aftë të ofrojë zgjidhje e t’ua rrisë pagat mësimdhënësve, atëherë ai duhet të japë dorëheqje.
Nuk mund të pësojnë fëmijët për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti në zgjidhjen dhe plotësimin e kërkesave legjitime të mësimdhëniësve.
Mos i kërcnoni mësimdhënësit sepse ata kanë të drejtë, kriza dhe inflacioni janë rritë, sipas Qeverisë edhe buxheti i Kosovës është rritë,andaj duhet të rriten edhe pagat.











