Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Olimpiada Matematike Kosovë–Shqipëri, shembull i bashkëpunimit

28/06/2026 - 12:45
në Lajme
A A
Sulmi fizik ndaj Hysni Mehanit, reagon Albulena Haxhiu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të shtatë të Olimpiadës Matematike Kosovë–Shqipëri, KAMO 2026, në Prizren.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu tha se Prizreni e ka historinë të pranishme në çdo hap, në rrugët, shtëpitë, shkollat dhe institucionet e tij, janë ndërthurur ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe politike përgjatë historisë së kombit tonë.

“Sot, në mendjet e nxënësve që garojnë me dije, përqendrim dhe këmbëngulje po merr formë edhe një pjesë tjetër e së ardhmes, mu në qytetin e Prizrenit. Ju e dini që matematika e mëson njeriun të mos kënaqet me përshtypjen e parë. Para një problemi, ju duhet të ndaleni, t’i lexoni udhëzimet me kujdes, ta provoni një rrugë, të ktheheni mbrapsht kur ajo nuk çon askund dhe ta kërkoni zgjidhjen me durim”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, aty ku duket se mjafton një përgjigje, matematika kërkon edhe arsyen pse ajo përgjigje qëndron, prandaj, shtoi ajo kjo olimpiadë ka vlerë të veçantë: sepse i mëson nxënësit të mendojnë qartë, të mos dorëzohen para vështirësisë dhe ta kuptojnë se talenti rritet vetëm kur shoqërohet me punë të vazhdueshme.

“Prania juaj këtu tregon se keni talent por edhe disiplinë dhe punë. Por pas talentit dhe punës qëndrojnë edhe mësuesit që ju kanë udhëzuar, familjet që ju kanë mbështetur dhe durimi juaj për të ngadhënjyer. Sot, secili prej jush ka arsye të ndihet krenar dhe secili prej jush është fitues sepse keni arritur deri këtu përmes punës suaj, dhe ky është mësimi më i mirë që do të merrni”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej tha se gara do të ketë rezultate, medalje dhe renditje, siç i ka çdo olimpiadë, por përvoja që merrni prej saj do të zgjasë gjatë gjithë jetës.

Kjo përvojë, sipas U.D. Presidentes do t’ju mësojë si të përballeni me presionin, si të mendoni qartë, si të pranoni sfidën dhe si të kuptoni se dija rritet bashkë me përpjekjen.

“Përmes KAMO-s, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në shkollë, te fëmijët, te mësuesit dhe te dija. Këtu shihen fëmijë që kanë punuar shumë, mësues që i kanë përgatitur me përkushtim dhe familje që i përcjellin me krenari. Kjo është një traditë e mirë, sepse talenti i fëmijëve tanë duhet zbuluar herët, duhet mbështetur dhe duhet çuar përpara”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu .

U.D. Presidentja Haxhiu ka falënderuar organizatorët, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe Shoqatën Shqiptare të Matematikës, për punën e kujdesshme në ndërtimin e kësaj gare si dhe mësuesit, profesorët dhe prindërit, që i kanë përcjellë këta nxënës me durim, besim dhe shumë përkushtim.

“Uroj që KAMO 2026 të jetë një përvojë e bukur për të gjithë ju. Uroj që Prizreni t’ju mbetet në kujtesë si vendi që iu dha mundësi për ta dëshmuar dijen tuaj, për ta parë se rruga e dijes meriton të ndiqet me seriozitet por edhe për të krijuar shoqëri të reja. Në emër të Republikës së Kosovës, ju uroj punë të mbarë, mendje të kthjellët dhe sukses në këtë edicion të shtatë të Olimpiadës Matematike Kosovë–Shqipëri”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë