Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Olimpiada Matematike Kosovë–Shqipëri, shembull i bashkëpunimit

28/06/2026 - 12:45
në Lajme
A A
Sulmi fizik ndaj Hysni Mehanit, reagon Albulena Haxhiu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të shtatë të Olimpiadës Matematike Kosovë–Shqipëri, KAMO 2026, në Prizren.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu tha se Prizreni e ka historinë të pranishme në çdo hap, në rrugët, shtëpitë, shkollat dhe institucionet e tij, janë ndërthurur ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe politike përgjatë historisë së kombit tonë.

“Sot, në mendjet e nxënësve që garojnë me dije, përqendrim dhe këmbëngulje po merr formë edhe një pjesë tjetër e së ardhmes, mu në qytetin e Prizrenit. Ju e dini që matematika e mëson njeriun të mos kënaqet me përshtypjen e parë. Para një problemi, ju duhet të ndaleni, t’i lexoni udhëzimet me kujdes, ta provoni një rrugë, të ktheheni mbrapsht kur ajo nuk çon askund dhe ta kërkoni zgjidhjen me durim”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, aty ku duket se mjafton një përgjigje, matematika kërkon edhe arsyen pse ajo përgjigje qëndron, prandaj, shtoi ajo kjo olimpiadë ka vlerë të veçantë: sepse i mëson nxënësit të mendojnë qartë, të mos dorëzohen para vështirësisë dhe ta kuptojnë se talenti rritet vetëm kur shoqërohet me punë të vazhdueshme.

“Prania juaj këtu tregon se keni talent por edhe disiplinë dhe punë. Por pas talentit dhe punës qëndrojnë edhe mësuesit që ju kanë udhëzuar, familjet që ju kanë mbështetur dhe durimi juaj për të ngadhënjyer. Sot, secili prej jush ka arsye të ndihet krenar dhe secili prej jush është fitues sepse keni arritur deri këtu përmes punës suaj, dhe ky është mësimi më i mirë që do të merrni”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej tha se gara do të ketë rezultate, medalje dhe renditje, siç i ka çdo olimpiadë, por përvoja që merrni prej saj do të zgjasë gjatë gjithë jetës.

Kjo përvojë, sipas U.D. Presidentes do t’ju mësojë si të përballeni me presionin, si të mendoni qartë, si të pranoni sfidën dhe si të kuptoni se dija rritet bashkë me përpjekjen.

“Përmes KAMO-s, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në shkollë, te fëmijët, te mësuesit dhe te dija. Këtu shihen fëmijë që kanë punuar shumë, mësues që i kanë përgatitur me përkushtim dhe familje që i përcjellin me krenari. Kjo është një traditë e mirë, sepse talenti i fëmijëve tanë duhet zbuluar herët, duhet mbështetur dhe duhet çuar përpara”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu .

U.D. Presidentja Haxhiu ka falënderuar organizatorët, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe Shoqatën Shqiptare të Matematikës, për punën e kujdesshme në ndërtimin e kësaj gare si dhe mësuesit, profesorët dhe prindërit, që i kanë përcjellë këta nxënës me durim, besim dhe shumë përkushtim.

“Uroj që KAMO 2026 të jetë një përvojë e bukur për të gjithë ju. Uroj që Prizreni t’ju mbetet në kujtesë si vendi që iu dha mundësi për ta dëshmuar dijen tuaj, për ta parë se rruga e dijes meriton të ndiqet me seriozitet por edhe për të krijuar shoqëri të reja. Në emër të Republikës së Kosovës, ju uroj punë të mbarë, mendje të kthjellët dhe sukses në këtë edicion të shtatë të Olimpiadës Matematike Kosovë–Shqipëri”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Koci apel qytetarëve që udhëtojnë nëpër Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
28/06/2026 - 13:45

Avokati Arianit Koci ka apeluar qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë ose të kalojnë tranzit nëpër Serbi, duke i këshilluar të kenë kujdes me përmbajtjet që kanë publikuar në...

Më shumëDetails

Basha: Po avancon ndërtimi i urës së tretë mbi Ibër, po e lidhim edhe më shumë veriun me jugun

Basha: Po avancon ndërtimi i urës së tretë mbi Ibër, po e lidhim edhe më shumë veriun me jugun
28/06/2026 - 13:09

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër, projekt që, sipas Qeverisë, synon të përmirësojë infrastrukturën, të lehtësojë qarkullimin dhe të forcojë lidhjen ndërmjet...

Më shumëDetails

Pacolli – banorëve të Prevallës dhe fshatrave përreth: Do ta diskutojmë çështjen e vendosjes së laurës, s’ka nevojë për protestë

Fitore Pacolli: S’mund të vazhdojmë më kështu, t’u merren mandatet deputetëve që s’po votojnë
28/06/2026 - 12:59

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka reaguar lidhur me vendosjen e laurës në rrugën për në Prevallë, duke iu drejtuar banorëve në një postim në Facebook. Pacolli tha...

Më shumëDetails

Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së – çfarë pritet

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
28/06/2026 - 12:40

Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes historisë, politikës dhe kujtesës kolektive. Së shpejti, asaj do t’i shtohet edhe një kapitull gjyqësor. Dhomat e Specializuara...

Më shumëDetails

Forca të shtuara policore në Gazimestan, pasi serbët nisin të mblidhen për “Vidovdan”

Forca të shtuara policore në Gazimestan, pasi serbët nisin të mblidhen për “Vidovdan”
28/06/2026 - 12:09

Në Gazimestan kanë filluar të mblidhen një numër i serbëve të cilat e shënojnë sot të ashtuquajturën “Festa e Vidovdanit”, raporton Ekonomia Online. Në vendin e ngjarjes vërehen...

Më shumëDetails

A kanë komunitetet propozim për president? Ja çka thotë Emilija Rexhepi

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
28/06/2026 - 12:01

Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), ka deklaruar në “Info Magazinë” në Klan Kosova se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë do të jenë konstruktivë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Kompleksi i Bujaria Home drejt përfundimit, bëhu me banesën e ëndrrave në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • ‘Ai është….’, Juli flet për ‘partnerin’ në procesin e pritjes së ëmbël

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë