Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Visar Ymeri – LDK-së e PDK-së: Pse po i jepni zor, nuk është mbi supet tuaja barra për t’i formuar institucionet

28/06/2026 - 18:18
në Lajme
A A
Visar Ymeri – LDK-së e PDK-së: Pse po i jepni zor, nuk është mbi supet tuaja barra për t’i formuar institucionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar mundësinë për marrëveshje politike mes partive, për të krijuar institucionet.Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se bashkëpunimi është normal por që partia më e madhe duhet t’i ftojë partitë tjera për bashkëpunim.

Ai ka thënë se LDK është më entuziaste se PDK për bashkëpunim me VV-në, por që ka disa kushte.“Parimisht mendoj se secila parti bashkëpunimin me një parti tjetër duhet ta shohin si gjë normale. Marrëveshja është gjë e mirë, nuk është gjë e keqe dhe nuk mund ta demonizojnë marrëveshjen politike. Rendi i gjërave megjithatë e do që partia më e madhe t’i ftojë partitë tjera dhe jo që partitë tjera të kërkojnë të ftohen nga partia më e madhe, mirëpo gatishmëri në parim ka edhe PDK, na PDK s’kemi dëgjuar që nuk bashkëpunojnë, ndërsa LDK është pak më entuziaste drejt një bashkëpunimi me VV-në. Megjithatë duhet të jemi më korrekt, nuk janë të bashkëpunojnë në çfarëdo mënyre, së paku nga deklarimet e deritashme, ata kanë kritere për bashkëpunim dhe këto kritere nëse plotësohen duhet ta shohim çfarë qeveria do të bëhet dhe mund të bëhet”, është shprehur ai.

Sipas Ymerit, bashkëpunimi me VV-në është problematik për dy arsye.“Unë besoj se bashkëpunimi me VV-në është shumë problematik për dy arsye: E para, që VV e ka dëshmuar tashmë që bashkëpunimin me partitë tjera nuk e sheh në bazë të barazisë mes palëve por e sheh nga perspektiva e nënshtrimit të tjetrit, që është shumë problematike; dhe e dyta, kur i ki 53 deputetë, është shumë lehtë ta kthesh për së prapështi bashkëpunimin me një parti që i ka 18 deputetë. Në këtë rast mendoj se edhe PDK, edhe LDK duhet të jenë më të kujdesshme kur futen dhe nëse futen në bashkëpunim me VV-në”, ka vlerësuar analisti për Gazeta Blic.
Po ashtu, Ymeri ka theksuar se PDK e LDK nuk duhet ta bartin mbi supe barrën për krijimin e institucioneve, pasi këtë e ka partia fituese.“Tek e fundit, partitë po e marrin për së tepërmi barrën e krijimit të institucioneve për mbi supet e tyre, nuk është mbi supet e tyre, këta duhet të çlirohen nga kjo barrë, është përgjegjësi e partisë së madhe që ta bëjë atë dhe që të lidhë marrëveshje me ta nëse ka nevojë për votat e juaja, pse po i jepni ju zor, se s’kanë nevojë”, ka deklaruar Visar Ymeri./Gazeta Blic/

 

 

JU REKOMANDOJMË

Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar

Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
28/06/2026 - 20:00

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden e quajti presidentin Donald Trump “një humbës” në një fjalim të shtunën, ku përmendi përpjekjen e pasardhësit të tij presidencial për transformimin e Uashington...

Më shumëDetails

Vala e të nxehtit në Evropë lidhet me 1,300 vdekje, thotë OBSH

Temperaturat e larta/ MSh jep informata të rëndësishme për qytetarët
28/06/2026 - 19:46

Vala e paprecedentë e nxehtësisë së fillimit të verës në Evropë mund të jetë shkaktare për qindra vdekje, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar...

Më shumëDetails

Trump kërcënon Iranin: Nuk do të ekzistojë më nëse vazhdon kështu

Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin
28/06/2026 - 19:33

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit....

Më shumëDetails

Policia për Vidovdanin: 37 persona janë proceduar në gjykatë, bënë thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes

Policia për Vidovdanin: 37 persona janë proceduar në gjykatë, bënë thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes
28/06/2026 - 19:19

Policia e Kosovës ka treguar të ketë zbatuar masa të shtuara sigurie gjatë manifestimeve të Vidovdanit, duke synuar ruajtjen e rendit publik, menaxhimin e trafikut dhe garantimin e...

Më shumëDetails

Arifi: Shqipëria po ecën përpara, Kosova ka mbetur në vend

Arifi: Shqipëria po ecën përpara, Kosova ka mbetur në vend
28/06/2026 - 18:39

Ish-shefi i kabinetit të Ramush Haradinajt, Avni Arifi, ka publikuar një status në Facebook ku krahason zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë me atë të Kosovës, duke kritikuar...

Më shumëDetails

Vulaj për refuzimin e gazit amerikan: Jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Vulaj për refuzimin e gazit amerikan: Jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha
28/06/2026 - 17:55

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj, në emisionin “Info Magazine” ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kalojnë një periudhë të ndjeshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • ‘Ai është….’, Juli flet për ‘partnerin’ në procesin e pritjes së ëmbël

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kompleksi i Bujaria Home drejt përfundimit, bëhu me banesën e ëndrrave në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë