Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy masa për të njëjtin rast në Merdare: transportuesi ndalohet, zyrtari doganor në procedurë të rregullt

01/07/2026 - 11:16
në Lajme
A A
Dy masa për të njëjtin rast në Merdare: transportuesi ndalohet, zyrtari doganor në procedurë të rregullt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rast i ndalimit të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Merdare ka rezultuar me masa të ndryshme ndaj personave të përfshirë në procedurë. Ndërsa një transportues privat, Nimet Cekaj, u ndalua për 48 orë dhe ndaj tij u kërkua paraburgim, zyrtari doganor, Arton Lushaku, i dyshuar, është lënë në procedurë të rregullt. Dokumentet zyrtare dhe dëshmitë e përfshira në rast tregojnë për zhvillimet procedurale dhe vendimmarrjet e institucioneve përkatëse. Rasti ka nxitur edhe zgjerim të hetimeve ndaj personave të tjerë potencialisht të përfshirë.

Një aksion i Antikontrabandës i zhvilluar në pikën kufitare në Merdare ka zbuluar një rast të transportit të mallrave të padeklaruara, si dhe ka ngritur çështje lidhur me mënyrën e trajtimit procedural të palëve të përfshira.

Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

Dokumentet zyrtare dhe raportimet e Insajderit tregojnë se ndaj transportuesit privat janë aplikuar masa kufizuese, ndërsa zyrtari shtetëror i përfshirë në rast është lënë në procedurë të rregullt.

Sipas dokumenteve zyrtare të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ngjarja ka ndodhur më datë 22 qershor 2026, rreth orës 22:40.

Në afërsi të pikës kufitare në Merdare, përballë restorantit “ORA” në komunën e Podujevës, zyrtarët e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë ndaluar për kontroll një autobus të kompanisë transportuese “Pati Travell” me seli në Tiranë.

Autobusi me targa AB69…. po drejtohej nga shoferi Ermal Zeqaj, ndërsa përgjegjësinë për ngarkesën e mori i pandehuri Nimet Cekaj. Gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën e bagazhit dhe në katin e dytë të autobusit, janë gjetur mallra të padeklaruara.

Në total janë sekuestruar midis 297 dhe 397 artikuj të ndryshëm, të cilët sipas dokumenteve ishin paraqitur si porosi të udhëtarëve.

Sipas vlerësimit të Sektorit të Vlerës në Doganën e Kosovës, vlera e tregut e mallit – që përfshinte pije alkoolike, birra të markave të ndryshme, produkte kozmetike dhe tekstil-veshmbathje – ishte 17,870.19 euro. Shmangia e detyrimeve doganore dhe akcizës është vlerësuar në 5,649.81 euro.

Ndalim dhe kërkesë për paraburgim për transportuesin

Pas gjetjes së mallit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime procedurale ndaj Nimet Cekajt. Ai është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Kontrabandimi me mallra” nga neni 311 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më 24 qershor 2026, prokurori i shtetit Paulin Pashku ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh, duke argumentuar se ekziston rrezik i ikjes pasi i pandehuri është shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Më 25 qershor 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, me gjyqtarin e procedurës paraprake Besnik Sheqiri, ka refuzuar kërkesën për paraburgim, duke e konsideruar të pabazuar.

Gjatë seancës dëgjimore, avokati mbrojtës Rifat Kelmendi ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë, duke paraqitur argumente lidhur me mungesën e bazës së mjaftueshme për caktimin e masës së paraburgimit dhe duke propozuar masa alternative.

Gjykata, duke vlerësuar rrethanat e paraqitura nga palët, ka vendosur të aplikojë masa më të lehta për sigurimin e pranisë së të pandehurit: Dorëzani në shumën prej 4,000 eurosh dhe sekuestrim i përkohshëm i pasaportës së Republikës së Shqipërisë.

Dëshmia e të pandehurit dhe zgjerimi i hetimeve

Sipas procesverbalit të përfshirë në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë kontrollit fillestar të autobusit janë konstatuar mallra të padeklaruara në bagazh dhe në katin e dytë të mjetit.

Në deklarimet e administruara në dosje, i pandehuri ka pohuar se mjeti ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët doganorë në pikën kufitare, ku, sipas tij, ishte vërejtur prania e mallit, por mjeti ishte lejuar të vazhdonte rrugën pa u ndaluar.

Në dokument thuhet se: “me të arritur në pikën kufitare autobusi ishte kontrolluar fillimisht nga doganierët të cilët e kanë vërejtur mallin dhe nuk e kanë ndaluar, kurse pas 500-600 metrave ishte ndaluar edhe një herë nga zyrtarët e Antikontrabandës dhe ishte sekuestruar malli në sasi prej 397 artikujve”.

Prokuroria ka konstatuar në dosje se kjo rrethanë “paraqet bazë për zgjerim të hetimeve edhe ndaj personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në veprën penale”.

Identifikimi i zyrtarit doganor dhe trajtimi procedural

Sipas raportimeve të Insajderit, hetimet kanë çuar në identifikimin e zyrtarit doganor Arton Lushtaku si person i dyshuar në këtë rast.

Sipas burimeve të gazetës, ai dyshohet se ka lejuar kalimin e mjetit pa përmbushjen e obligimeve doganore.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Lushaku është shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Pas intervistimit, prokuroria ka vendosur që ai të lihet në procedurë të rregullt, pa caktimin e masës së ndalimit.

Ndërkohë, masa e ndërmarrë ndaj tij ka qenë administrative. Dogana e Kosovës ka vendosur suspendimin e tij nga detyra deri në përfundimin e hetimeve penale./Insajderi

 

JU REKOMANDOJMË

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës
01/07/2026 - 13:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Liqeni i Batllavës, ku ka humbur jetën i riu Lirim Ruhani. Dje rreth orës 13:00, policia ka pranuar informatën se një...

Më shumëDetails

Sulmohet brutalisht analisti i njohur shqiptar

E rëndë në Durrës, 19-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati, detajet e para
01/07/2026 - 13:55

Analisti Ilir Demaliaj është sulmuar brutalisht ditën e sotme në Tiranë. Pas këtij rasti të rëndë, analisti është lajmëruar vetë nga spitali duke thënë për Top Channel, se...

Më shumëDetails

Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës
01/07/2026 - 13:12

Krizat zakonisht godasin xhepin e qytetarëve. Por për disa kompani, ato duket se shndërrohen në rast për të rritur fitimet. Dokumentet e siguruara nga Veriu.info tregojnë se “Al...

Më shumëDetails

Arifi i AAK’së përsërit qëndrimin e partisë për Presidentin: Qëndrojmë në sallë nëse na plotësohen 6 pikat

Arifi: E vetmja qeveri me të cilën nuk bashkëpunon Amerika, është e Kurtit
01/07/2026 - 13:12

Anëtari i AAK-së, Avni Arifi tha se partia e tij është e interesuar stabilitet institucional por që në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohet Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, AAK-ja...

Më shumëDetails

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës
01/07/2026 - 13:06

Pas dy ditësh kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të FSK- së, kanë arritur të gjejn trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës. I zhdukur...

Më shumëDetails

“Dallavere” me naftë, arrestohen nëntë persona

“Dallavere” me naftë, arrestohen nëntë persona
01/07/2026 - 12:44

Dhjetëra biznese të shitjes së naftës dhe disa importues të naftës në Kosovë janë cak e një operacioni të gjerë të bastisjeve, të cilat kanë filluar sot në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Aksioni i madh i policisë, kështu funksionoi skema e mashtrimit nga Shqipëria në Kosovë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë