Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

27/06/2026 - 00:04
në Kryesore, Lajme
A A
Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një skandal i ri dyshohet se ka goditur Doganën e Kosovës, ku një zyrtar i këtij institucioni është kapur në flagrancë nën dyshimet për lejimin e kontrabandës në pikën kufitare.

Portali Veriu.info mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se bëhet fjalë për doganierin Arton Lushaku, i cili është zbuluar nga hetuesit e brendshëm duke lejuar një mjet transporti të kalojë kufirin pa asnjë kontroll.

Foto: Arton Lushaku

Burime të mirëinformuara brenda institucioneve të sigurisë bëjnë me dije për Veriu.info se, pas verifikimeve të menjëhershme, hetuesit kanë konstatuar se vlera e mallit që u fut në Kosovë pa u kontrolluar dhe pa iu nënshtruar obligimeve doganore kap shifrën e rreth 20 mijë eurove.
​
U intervistua si i dyshuar me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë
​
Pas zbulimit të rastit, në lojë ka hyrë edhe organi i akuzës. Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, hetuesit e Doganës e kanë intervistuar zyrtarin Arton Lushaku në cilësinë e personit të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
​
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, prokurori i rastit ka vendosur që i dyshuari të lihet në procedurë të rregullt, që nënkupton se hetimet ndaj tij do të vazhdojnë pa masën e paraburgimit.

​Dogana e suspendon sot nga puna

​Përveç procedurës penale, Lushaku është goditur edhe me masa administrative nga punëdhënësi i tij. Veriu.info merr vesh se Dogana e Kosovës ka marrë vendim sot që zyrtari në fjalë të suspendohet nga puna menjëherë, masë kjo që do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

​Veriu.info do të vazhdojë ta ndjekë këtë rast dhe do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja, përfshirë llojin e mallit dhe origjinën e mjetit të transportit që kaloi pa kontroll në kufi. /Veriu.info

Shënim: Personi apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor
14/09/2026 - 19:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor, duke deklaruar se “ka ende punë për të...

Më shumëDetails

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë
14/09/2026 - 19:13

Një grup i grave veterane dhe bashkëluftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar aksion simbolik tek “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po...

Më shumëDetails

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve
14/09/2026 - 19:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i...

Më shumëDetails

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje
14/09/2026 - 18:55

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për President. Ai ka thënë se ishte ftuar nga VV dhe LDK pas diskutimeve për një emër. Tutje Sejdiu...

Më shumëDetails

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës
14/09/2026 - 18:28

Sipas “Statistik Austria”, në vitin 2025 në Austri jetonin mesatarisht rreth 2,55 milionë njerëz me prejardhje migratore. Kjo shifër përfaqëson 28 për qind të popullsisë së përgjithshme. Krahasuar...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm

“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm
14/09/2026 - 17:59

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë