Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

08/07/2026 - 13:30
në Sport
A A
FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çerekfinalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, që do të zhvillohet në Boston, do të hyjë në histori për një arsye të veçantë: për herë të parë në këtë turne, të pesë zyrtarët e caktuar për ndeshjen do të jenë nga i njëjti shtet.

Franca siguroi kualifikimin pas fitores së vështirë 1-0 ndaj Paraguait në fazën e 1/8 së finales, në një ndeshje të tensionuar ku lojtarët paraguajanë vazhdimisht i shënjestruan kundërshtarët, përfshirë yllin dhe kapitenin Kylian Mbappe.

Maroku, ndërkohë, kaloi tutje pas fitores ndaj Holandës me penallti, pasi ndeshja kishte përfunduar 1-1 pas 120 minutash lojë.

Kjo çerekfinale do të jetë një përsëritje e gjysmëfinales së Botërorit 2022 në Katar, ku Franca fitoi 2-0 ndaj Marokut, para se më pas të humbiste finalen e madhe ndaj Argjentinës pas penalltive.

Pesë gjyqtarë argjentinas për të njëjtën ndeshje

Ndeshja Francë–Marok do të drejtohet nga arbitri Facundo Tello, i cili do të jetë pjesë e një ekipi plotësisht argjentinas.

Të pesë zyrtarët e pranishëm në stadium do të jenë nga Argjentina. Tello do të ndihmohet nga asistentët Juan Pablo Belatti dhe Gabriel Chade, ndërsa Dario Herrera do të jetë gjyqtar i katërt. Cristian Navarro është caktuar si asistent rezervë.

Vendimi i FIFA-s ka ngritur pikëpyetje te tifozët në rrjetet sociale. Edhe pse kjo është hera e parë që një ndeshje në Kupën e Botës do të drejtohet nga pesë zyrtarë të të njëjtit shtet, nuk është e pazakontë që arbitri kryesor dhe asistentët e tij të vijnë nga i njëjti vend.

Për shembull, fitorja dramatike e Anglisë 3-2 ndaj Meksikës në fazën e 1/8 së finales u drejtua nga një treshe arbitrash australianë, ndërsa gjyqtari i katërt dhe zyrtari rezervë ishin nga Maroku.

Po ashtu, në fitoren 3-2 të Argjentinës ndaj Egjiptit të martën, ishin caktuar tre zyrtarë francezë në fushë, si dhe dy të tjerë në dhomën e VAR-it.

Vendimi i FIFA-s për emërimin e arbitrave në ndeshjen Francë–Marok u mor të hënën, pra para sfidës Argjentinë–Egjipt. Ndërkohë, emrat e zyrtarëve të VAR-it për këtë çerekfinale ende nuk janë konfirmuar.

JU REKOMANDOJMË

Flick nuk bie pre e provokimeve të Mourinhos: E respektoj shumë, të gjithë do të shohin El Clasico. Kam besim te arbitrat…

Flick nuk bie pre e provokimeve të Mourinhos: E respektoj shumë, të gjithë do të shohin El Clasico. Kam besim te arbitrat…
24/10/2026 - 17:53

Pas Jose Mourinho, i erdhi radha trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick të flasë në prag të El Clasico të së dielës që do të luhet në Camp Nou....

Më shumëDetails

Nga Bayerni japin detaje rreth gjendjes shëndetësore të Kompanys, pas rrëzimit në stërvitje dje

Nga Bayerni japin detaje rreth gjendjes shëndetësore të Kompanys, pas rrëzimit në stërvitje dje
24/10/2026 - 17:10

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, ka dhënë një përditësim për gjendjen e Vincent Kompanys, pasi trajneri kryesor u rrëzua në qendrën stërvitore të klubit të premten...

Më shumëDetails

Oliver Kahn paralajmëron Nagelsmannin për Manchester Unitedin: “Duhet ta mendojë mirë këtë hap”

Oliver Kahn paralajmëron Nagelsmannin për Manchester Unitedin: “Duhet ta mendojë mirë këtë hap”
23/10/2026 - 11:58

Julian Nagelsmann është përmendur si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, por ish-drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn, ka shprehur rezerva për një...

Më shumëDetails

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”
23/10/2026 - 11:33

Elena Sadiku, 32-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, ka hyrë në histori duke u bërë trajnerja më e re e nominuar ndonjëherë për çmimin “Trajneri i Vitit” në ceremoninë...

Më shumëDetails

S’kanë të ndalur problemet për KB Prishtina, sanksionohet nga BAT-i

S’kanë të ndalur problemet për KB Prishtina, sanksionohet nga BAT-i
23/10/2026 - 10:33

Gjiganti kosovar, KB Prishtina është sanksionuar nga Tribunali i Arbitrazhit të Basketbollit (BAT). Kjo ka të bëjë me regjistrimet e lojtarëve të cilët nuk arritën ta bënin me...

Më shumëDetails

U lëndua ndaj Arsenalit, ja sa do të mungojë Diaz

U lëndua ndaj Arsenalit, ja sa do të mungojë Diaz
23/10/2026 - 09:00

Ylli i Bayernit, Luis Diaz ka pësuar një lëndim së fundmi. Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, ai u detyrua të lë fushën pas lëndimit muskulor...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë