Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë thanë udhëheqësit iranianë pas natës së dytë të sulmeve

09/07/2026 - 10:00
në Lajme
A A
Çfarë thanë udhëheqësit iranianë pas natës së dytë të sulmeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Udhëheqja e Iranit ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi të dyja vendet shkëmbyen për të dytën natë radhazi sulme, të enjten sipas kohës lokale.

IRGC-ja: Trupat elitare të Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), njoftuan se kanë kryer sulme të përbashkëta me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës dhe objekteve amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si përgjigje ndaj sulmeve të fundit amerikane, sipas transmetuesit shtetëror IRIB. Garda Revolucionare paralajmëroi se përgjigjja do të zgjerohet edhe ndaj bazave të tjera amerikane në rajon nëse SHBA-ja ndërmerr sulme të reja.

Negociatori kryesor: Njëri nga figurat më të fuqishme politike të Iranit paralajmëroi SHBA-në se “nëse godisni, do të goditeni”. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili udhëheq negociatat me SHBA-në, tha se “Amerika ende nuk e ka mësuar se bullizmi dhe shkelja e premtimeve nuk janë më pa kosto”.

Ministria e Jashtme: Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, lëshoi një paralajmërim ndaj Europës të enjten, pasi disa liderë të NATO-s shprehën mbështetje për valën e parë të sulmeve amerikane të mërkurën. “Ata që vunë në dispozicion territoret, bazat ushtarake dhe infrastrukturën e tyre për të mundësuar agresionin nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë për rolin e tyre në një agresion të paprovokuar dhe pasojat e tij të rënda”, shkroi ai në X.

Të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, i cilësoi sulmet amerikane si “absolutisht të nevojshme”. Në reagim, Baghaei e quajti atë “oborrtar servil” të presidentit amerikan Donald Trump dhe e akuzoi për “bashkëfajësi të qëllimshme” në luftë.

JU REKOMANDOJMË

GP Aviation/Prishtina Ticket paditet qindra mijëra euro nga klientët, derisa vazhdon t’ia ketë milionat borxh shtetit gjerman – të njëjtës shteti i Kosovës i ndan subvencione (VIDEO)

GP Aviation/Prishtina Ticket paditet qindra mijëra euro nga klientët, derisa vazhdon t’ia ketë milionat borxh shtetit gjerman – të njëjtës shteti i Kosovës i ndan subvencione (VIDEO)
09/07/2026 - 12:01

Kompania ajore GP Aviation/Prishtina Ticket është paditur nga klientët e dëmtuar për shkak të anulimeve të fluturimeve e vonesave. Sipas një hulumtimi të zviceranëve GP Aviation rrallëherë i...

Më shumëDetails

FBI analizoi dheun e çizmeve me atë të vendngjarjes, Prokurori tregon për ndihmën amerikane ne hetimin e sulmit në Ibër-Lepenc

FBI analizoi dheun e çizmeve me atë të vendngjarjes, Prokurori tregon për ndihmën amerikane ne hetimin e sulmit në Ibër-Lepenc
09/07/2026 - 11:38

Prokurori Bekim Kodraliu gjatë dhënies së fjalës hyrëse në gjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, tha se ekspertët e FBI-së...

Më shumëDetails

I buzëqeshur krah Erdoganit, Rama ndan foto nga Samiti i NATO-s në Turqi

I buzëqeshur krah Erdoganit, Rama ndan foto nga Samiti i NATO-s në Turqi
09/07/2026 - 11:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara. Rama shfaqet mes liderëve...

Më shumëDetails

Prokurori në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Prokurori në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
09/07/2026 - 11:13

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Në seancën...

Më shumëDetails

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
09/07/2026 - 11:01

Oda e Avokatëve ka thënë se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës që ka filluar procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe transferimi i...

Më shumëDetails

Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78 mijë hektarë

Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78 mijë hektarë
09/07/2026 - 10:29

Vala e të nxehtit u intensifikua më tej sot në Francë duke vënë në provë qëndrueshmërinë e popullsisë dhe zjarrfikësve, të cilët po luftojnë në shumë fronte, me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë