Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtruan me bileta të fluturimit, Inspektorati i Tregut dërgon në Gjykatë agjencinë turistike “Reisebüro Prishtina”

09/07/2026 - 14:44
në Lajme
A A
Mashtruan me bileta të fluturimit, Inspektorati i Tregut dërgon në Gjykatë agjencinë turistike “Reisebüro Prishtina”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati i Tregut në kuadër të MINT ka iniciuar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër agjencionit turistik “Reisebüro Prishtina International”. Kompania po akuzohet për përhapje të reklamave me përmbajtje mashtruese lidhur me ofertat e fluturimeve, duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Një ofertë e publikuar në rrjetet sociale më 6 nëntor të vitit të kaluar për linjën e fluturimit “Helsinki-Prishtinë-Helsinki” është bërë shkak që agjencia e udhëtimeve “Reiseburo Prishtina International” të përfundojë në gjykatë.

Inspektorati i Tregut ka dorëzuar tashmë kërkesën për fillimin e procedurës për kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi zbuluan se kompania ka përdorur taktika mashtruese për të joshur klientët.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Gazeta Insajderi, përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, agjencia në fjalë kishte reklamuar një kupon zbritjeje me kodin “SALE2026”, duke u premtuar qytetarëve zbritje për çdo rezervim.

Mirëpo, pas ankesës së një konsumatori dhe inspektimeve në terren të kryera nga inspektorët shtetërorë, ka rezultuar se e gjithë kjo ishte një mashtrim, pasi përqindja e zbritjes nuk ishin specifikuar.

“Inspektorati i Tregut konsideron se subjekti afarist në fjalë, me anë të reklamave, ka përhapur mesazhe të pavërteta tek qytetarët me informata dhe përmbajtje mashtruese, dhe i njëjti shkakton apo mund të shkaktojë huti te konsumatori duke mos cekur nivelin e përqindjes së zbritjes”, thuhet në kërkesën e Inspektoratit drejtuar Gjykatës.

Në vendimin e Inspektoratit, saktësohet se veprimet e agjencionit “Reisebüro Prishtina International”, me drejtore Agnesa Aliji, bien ndesh me nenin 13 (paragrafi 1), nenin 9 (paragrafi 1) si dhe nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L-0334 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

Për këto shkelje, Inspektorati i Tregut ka kërkuar nga Gjykata Themelore që ndaj këtij subjekti afarist të merren masa ndëshkimore të parapara me ligjet në fuqi.

Lidhur me këtë nismë të Inspektoratit të Tregut dhe akuzat për mashtrim të konsumatorëve, Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një koment nga kompania “Reisebüro Prishtina International”, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Musliu nuk komenton ftesën e Kurtit për liderët politikë: Pas mbledhjes do të flas

Ganimete Musliu e vetmja nga PDK që e mori 1 votë në këtë komunë
09/07/2026 - 15:39

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu nuk e ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për liderët e partive politike. Shkurtimisht tha...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu flet për temat që do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë!

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku
09/07/2026 - 15:35

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që së shpejti të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë. Para nisjes së mbledhjes, deputetja e zgjedhur LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha për media...

Më shumëDetails

Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”
09/07/2026 - 15:34

Liqeni i Ujmanit për më shumë se 20 vite ka qenë i pashfrytëzueshëm për shqiptarët e Kosovës për shkak të sigurisë. Përveç kësaj, pranë tij prej pasluftës ishin...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
09/07/2026 - 15:25

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë, ku në fokus të diskutimeve janë rezultatet e zgjedhjeve, të certifikuara një ditë më parë, si dhe zhvillimet politike...

Më shumëDetails

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, pas mbledhjes e tregoj qëndrimin tim

Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
09/07/2026 - 15:21

Deputeti i zgjedhur i LDK’s, Armend Zemaj, ka konfirmuar se i është kërkuar nënshkrimi për iniciativën që synon shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Megjithatë, ai nuk...

Më shumëDetails

Mbledhja e Kryesisë së LDK’së, çfarë po u thonë anëtarët e saj gazetarëve para takimit

Mbledhja e Kryesisë së LDK’së, çfarë po u thonë anëtarët e saj gazetarëve para takimit
09/07/2026 - 15:18

Anëtarët e Kryesisë së LDK’së kanë nisur të mblidhen për takimin e planifikuar nga ora 15:00. Para mediave foli Jehona Lushaku-Sadriu e cila tha se do të flasin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë