Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtruan me bileta të fluturimit, Inspektorati i Tregut dërgon në Gjykatë agjencinë turistike “Reisebüro Prishtina”

09/07/2026 - 14:44
në Lajme
A A
Mashtruan me bileta të fluturimit, Inspektorati i Tregut dërgon në Gjykatë agjencinë turistike “Reisebüro Prishtina”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati i Tregut në kuadër të MINT ka iniciuar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër agjencionit turistik “Reisebüro Prishtina International”. Kompania po akuzohet për përhapje të reklamave me përmbajtje mashtruese lidhur me ofertat e fluturimeve, duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Një ofertë e publikuar në rrjetet sociale më 6 nëntor të vitit të kaluar për linjën e fluturimit “Helsinki-Prishtinë-Helsinki” është bërë shkak që agjencia e udhëtimeve “Reiseburo Prishtina International” të përfundojë në gjykatë.

Inspektorati i Tregut ka dorëzuar tashmë kërkesën për fillimin e procedurës për kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi zbuluan se kompania ka përdorur taktika mashtruese për të joshur klientët.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Gazeta Insajderi, përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, agjencia në fjalë kishte reklamuar një kupon zbritjeje me kodin “SALE2026”, duke u premtuar qytetarëve zbritje për çdo rezervim.

Mirëpo, pas ankesës së një konsumatori dhe inspektimeve në terren të kryera nga inspektorët shtetërorë, ka rezultuar se e gjithë kjo ishte një mashtrim, pasi përqindja e zbritjes nuk ishin specifikuar.

“Inspektorati i Tregut konsideron se subjekti afarist në fjalë, me anë të reklamave, ka përhapur mesazhe të pavërteta tek qytetarët me informata dhe përmbajtje mashtruese, dhe i njëjti shkakton apo mund të shkaktojë huti te konsumatori duke mos cekur nivelin e përqindjes së zbritjes”, thuhet në kërkesën e Inspektoratit drejtuar Gjykatës.

Në vendimin e Inspektoratit, saktësohet se veprimet e agjencionit “Reisebüro Prishtina International”, me drejtore Agnesa Aliji, bien ndesh me nenin 13 (paragrafi 1), nenin 9 (paragrafi 1) si dhe nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L-0334 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

Për këto shkelje, Inspektorati i Tregut ka kërkuar nga Gjykata Themelore që ndaj këtij subjekti afarist të merren masa ndëshkimore të parapara me ligjet në fuqi.

Lidhur me këtë nismë të Inspektoratit të Tregut dhe akuzat për mashtrim të konsumatorëve, Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një koment nga kompania “Reisebüro Prishtina International”, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë